Raportohet se ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën dhe jo vetëm. Burime të Sinjalit, bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Golluboc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit. Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë dy vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë […]

Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë dy vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve, raporton Sinjali, transmeton Periskopi.

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.

Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje. Trupat duhet dërguar për ekzaminim, ndërsa I dyshuari është në kërkim dhe po zhvillohen veprime të shpejta operative për kapjen e tij.

Hetimet janë në vazhdim.

Policia jep detaje nga vrasja e dy vëllezërve në Malishevë

Të ngjashme
‘Dallaveret’ me leje qëndrimi në MPB: Tri gra në mesin e të arrestuarve, i katërti shtetas i huaj

“Burgim i përjetshëm”, Maduro përsëri para gjykatës në Nju Jork

Ronaldo drejt lamtumirës nga Portugalia, ndeshja me Uellsin pritet të jetë e fundit

Nesër mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Muhamet Likës

Stuhia në Sarandë – “Fluturon” çatia në një banesë 12-katëshe, 4 familje mbesin pa strehë

Ballkani dështon në Dublin, mposhtet nga skuadra irlandeze

Shfaqën banerin skandaloz “Kosova është Serbi”, reagon Larne: Nuk ishte tifoz i yni, politika s’ka vend në sport

25-vjeçari i dehur në Shtime sulmoi dhe kanosi gjyshen e tij, më pas hodhi shishe qelqi në drejtim të gjyshit – arrestohet nga policia

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

Hykmete Bajrami kërkon mbylljen e deponisë së Sferkës

Aksidenti i rëndë në Tiranë, policia identifikon viktimat- të dy shtetas të huaj, 28-vjeçari jashtë rrezikut për jetë

Mamdani: Netanyahun nuk do të mirëpritet në New York

Bashkësia ndërkombëtare e "shqetësuar" me rrënimin e shtëpive buzë Ujmanit