RAST I ZI: IKShPK-ja “burgos’ qytetaren e Kosovës, i bën teste për Covid por s’i jep rezultatet

Situata e rënduar me Covid-19 duket se e ka rënduar edhe mënyrën e funksionimit të IKShPK-së. Tash e disa javë, IKShPK-ja ka ndërruar kursin e raportimit ditor për situatën me pandeminë. Derisa dikur paraqisnin rastet e reja në fillim, tashmë ato mbetën të fundit prapa numrit të testimeve dhe numrit të të shëruarve. Por, a […]
Tash e disa javë, IKShPK-ja ka ndërruar kursin e raportimit ditor për situatën me pandeminë. Derisa dikur paraqisnin rastet e reja në fillim, tashmë ato mbetën të fundit prapa numrit të testimeve dhe numrit të të shëruarve. Por, a përbën zhvendosje prioritetesh ky ndryshim prioritetesh në titujt e raporteve? Dreqi qëndron në detaje.
Rasti i qytetares L.E. është një indikator i qartë se diçka e pazakontë dhe ndoshta banale po ndodh në Institutin tonë kombëtar.
L.E.-së i janë paraqitur simptomat e para të Covid-19shit më 25 tetor. Pas dy ditësh, ajo i turret institutit për të kryer testimin PCR.
Ajo thotë që përveç etheve të zakonshme, simptomë kjo e Covid-19shit, kishte edhe ethet e rezultatit të testimit të saj – e i cili nuk i vinte që nuk i vinte.
Për më keq, Instituti zonjën në fjalë as nuk e kishte udhëzuar që të vetizolohej – ndërsa nevoja për të kuptuar rezultatin shkaku i punës dhe angazhimeve tjera u bë domosdoshmëri.

Një ndër e-mailet e dërguara
L.E. e kishte telefonuar vazhdimisht IKShPK-në që të merrte vesh rezultatin në fjalë në ditët e fundit të tetorit dhe në ditët e para të nëntorit – por, asgjë.
Nga burime të brendshme në IKShPK, në mënyrë jozyrtare, asaj iu tha se në testin e 27 tetorit kishte rezultuar negative. E megjithatë, një pulmolog vendës që punonte në një ordinancë private e kishte diagnostikuar me virusin në fjalë.
Më 7 nëntor, e shtune, L.E. – që nuk kishte marrë fare rezultat zyrtar nga testimi i saj i parë për Covid-19 – e kryen një tjetër test.

Thirrjet e bëra nga qytetarja
Por, megjithëse janë bërë 20 ditë nga testimi i parë dhe gjashtë ditë nga testimi i dytë, rezultatet nuk i janë komunikuar.
Një burim nga instituti i ka thënë asaj se rezultati i saj në fakt ka dalë të dielën, më 9 nëntor, dhe se është “pozitive” për Covid-19. Por, asgjë nuk i është komunikuar asaj.
L.E. vazhdon të mbetet në vetizolim megjithëse situata e shëndetit të saj dhe e masave që duhet të marrë është krejtësisht e mjegullt.
Për të dalë nga izolimi në fjalë, asaj i duhet të kryej një tjetër testim me rezultatin negativ – e i cili rezultat mund të mos i vijë asnjëherë formalisht.
E derisa numri i rasteve dhe i të vdekurve nga SARS-CoV-2 vazhdon të rritet, IKShPK vazhdon të ‘fryhet’ me numrin e testimeve duke e vendosur në hyrje të titullit të çdo raporti – testime për të cilat rezultatet mund të mos iu komunikohen vetë qytetarëve të testuar fare.
Periskopi inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk marrin rezultatet nga testimet e tyre apo hasin në parregullsi, që t’i raportojnë ato në redaksinë tonë.












