Reagime të shumta pas raportimit tendencioz e racist të Kallxo.com për Ganimete Musliun

Media online Kallxo.com, pjesë e rrjetit ndërkombëtar gazetaresk, të njohur si BIRN sot ka bërë një raportim skandaloz, ku përmes një titulli për kandidaten për deputete, Ganimete Musliu, shpërfaqi racizëm të skajshëm dhe me përçmim etiketoi rajonin e Drenicës si zonë ‘katundarësh’. Kjo media i quajti ‘katundarë’ të gjithë banorët e fshatit të kandidates për […]
Kjo media i quajti ‘katundarë’ të gjithë banorët e fshatit të kandidates për deputete nga PDK, përmes titullit ‘’Sa përqind të katundarëve të saj e votuan Ganimete Musliun dhe PDK’në’’.
Termi ‘katundar’ është një term i përdorur në kuptimin pezhorativ në shoqërinë tonë, që nënkupton ofendimin e personit të cilit i drejtohesh në këtë mënyrë.
Një qasje e tillë raciste nga Kallxo.com nxiti reagime të shumta nëpër rrjete sociale.
Dafina Demaku, kryeredaktore e Periskopit, përmes Facebook’ut e sheh si gjënë më të ulët që ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë.
‘’Ky osht send i ulet. Jo per fjalen katundar, sepse ne te gjithe e perdorim kete fjale, por konteksti ne te cilin perdoret eshte sendi ma i ulet qe e pashe ne dy tri ditet e fundit (pervec budallakise se zoti Zybës). Ne Kosove, nuk kane votu gjaja as per opoziten. Kane votu njerezit, qe pa dallim, ne boten joraciste, quhen qytetare’’, ka shkruar Demaku.
Ndëra analisti politik, Petrit Zogaj ka thënë se ky raportim nxit mllef dhe urrejtje të pashoq.
‘’Gazetaria profesionale 🙁 Kjo po qe po nxjerrka mllef e urrejtje te pashoq).
Analisti tjetër, Shkodran Ramadani e vë në theks tonin përçmues ndaj rajonit të Drenicës.
‘’Vereni tonin percmues dhe nuancen e proto-raciste kur folet per Drenicen dhe krahasoni me lajmet ku flitet per pjeset tjera te Kosoves’’.
Kurse analisti Parim Olluri e quan të tmerrshme faktin që Jeta Xharra lejoi poshtërimin e një politikane grua nga mediumi i saj.
‘’E tmerrshme! Nje medium qe udhehiqet nga nje grua dhe qe perfiton donacione per te avokuar per te drejtat e grave perpiqet qe ta poshteroje nje politikane grua. Eshte idiotesi kur konvertohen ne tituj artikujsh shakate e rrjeteve sociale te cilat i behen Ganimetes, ku e pershkruajne si deputete qe perfaqeson katundaret’’, ka shkruar Olluri.
Bekim Kabashi, një analist tjetër mendon se ky raportim ishte i qëllimshëm.
‘’Racizem, me fonde t’huaja per demokratizim dhe emancipim.P.S. Lajmi per Vjosen i shkruar korrekt, tregon se lajmi per Ganen ishte i qellimshem’’.
Një koment të shkurtër në Facebook ka lënë edhe gazetari Visar Duriqi.
‘’Ky nuk eshte faknews. As titull kreativ. Eshte racizem tipik.’’




















