Reagon Hoti: Pas gjithë këtyre viteve propagandë ndaj LDK’së, Kurti pranon vlerat e Marrëveshjes së Uashingtonit

Reagon Hoti: Pas gjithë këtyre viteve propagandë ndaj LDK’së, Kurti pranon vlerat e Marrëveshjes së Uashingtonit

Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri Kurti lavdëroi Marrëveshjen e Uashingtonit të cilën e nënshkroi Hoti sa ishte kryeministër në Shtëpinë e Bardhë nën administratën Trump. Hoti ka thënë se kjo është hipokrizi. “Pas gjithë këtyre viteve propagandë, akuzave të pabaza dhe shpifjeve të bëra ndaj qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Albin Kurti […]

Hoti ka thënë se kjo është hipokrizi.

“Pas gjithë këtyre viteve propagandë, akuzave të pabaza dhe shpifjeve të bëra ndaj qeverisjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Albin Kurti për nënshkrimin e Marrëveshjes së Washingtonit, sot ai hapur pranon vlerat e saj. Në intervistën për gazetën spanjolle El Mundo – siç transmeton Nacionale – Kurti e quan këtë marrëveshje një nismë që promovon stabilitetin për Kosovën. Çfarë hipokrizie! Njeriu që vijojë të ndërtoi prapësirën e tij politike mbi sulmet e pamëshirshme ndaj kësaj marrëveshjeje, sot e pranon rëndësinë e saj.”

Hoti ka shtuar se “ky është një rast i pastër i mashtrimit politik, i një lideri që për vite ka manipuluar qytetarët e Kosovës për përfitime të ngushta politike”.

Ai ka thënë se moszbatimi i Marrëveshjes së Uashingtonit ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për Kosovën.

“Moszbatimi i kësaj marrëveshjeje ka shkaktuar dëm të pallogaritshëm për vendin tonë – nga humbja e mundësive ekonomike, deri te dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Kosova ka humbur kohë dhe besueshmëri.”

“Kjo është ajo që ndodh kur arroganca dhe mungesa e përgjegjësisë i zënë vendin diplomacisë së matur. Diplomacia nuk është për të kënaqur egon personale apo për të ndërtuar narrativa boshe – është për të mbrojtur dhe avancuar interesat e shtetit.”

Hoti ka thënë se Kurti dhe Qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik dhe për një mundësi të artë të humbur.

“Albin Kurti dhe qeveria e tij janë përgjegjës për një dështim historik, për një mundësi të artë të humbur. Tani, kur dëmi është bërë, ai përpiqet të justifikohet. Por qytetarët e Kosovës nuk mashtrohen më nga fjalët e tij boshe.”

Pas ardhjes së Trumpit në pushtet, Kurti ndërron mendje për Marrëveshjen e Washingtonit: Promovonte stabilitet

Të ngjashme
Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar