KMDLNj ftesë opozitës dhe shoqërisë civile që ta kundërshtojnë referendumin e Serbisë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas deklaratës së kryediplomatit evropian, Josep Borell, që të lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë.

KMDLNJ e ka cilësuar si anues shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borell.

“Për faktin se BE –e asnjëherë nuk ishte distancuar nga qëndrimet anuese të Borrellit lehtësisht mund të kuptohet se qëndrimi i Borrellit është edhe qëndrim i BE –së aq më parë që kanë qëndrim mohues ( neutral ) ndaj statusit politik të Kosovës duke e mohuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Nuk ka çështje më të pamoralshme se që është kushtëzimi i Borrell-it për lejim të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese në Serbi në kohën kur mbajtja e referendumit në Kosovë edhe për një çështje minore siç është tredhja e qenve është pamundësuar edhe me vet Kushtetutën e Kosovës e që ishte imponuar nga borrellët para këtij Borrelli , zëdhënësit të Aleksandar Vuçiqit”, thuhet në reagim.

Reagim i KMDLNj – së:

PËR ÇFARË REFERENDUMI PO PËRRALLISIN JOSEPH BORRELL DHE VELKO ODALLOVIQ !

Komisioni i zgjedhjeve në Serbi është deklaruar se i ka bërë të gjitha pregatitjet për mbajtjen e një refrendumi në Kosovë për ndryshimet kushtetuese në Serbi por se po pengohet nga qeveria e Kosovës përkatësisht nga kryeministri Albin Kurti  . Më të zëshmit për mbajtje të këtij referendumi të Serbisë në Kosovë janë Joseph Borrell , përfaqësues i BE-së për politikë të jashtme dhe në të njëjtën kohë edhe zëdhënës i Aleksandar Vuçiqit brenda BE –së si dhe Velko Odalloviq , aktualisht sekretar i Kuvendit të Serbisë dhe njëri ndër ideologët për krime lufte në Kosovë në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Se Velko Odalloviq është agresiv në propagandën e tij kundër Kosovës dhe qeverisë së Kosovës edhe mund të kuptohet për faktin se tërë kohën ka qenë në shërbim të krimit në Kosovë , që nga koha e Sllobodan Millosheviqit e deri në kohën e Aleksandar Vuçiqit , i konvertuar nga kriminel lufte në kriminel të paqes. Po halli është te Joseph Borrell që , përveç se është përfaqësues i BE –së për politikë të jashtme , në të njëjtën kohë është edhe “ lehtësues “ në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe i cili shquhet për anim permanent në favor të Serbisë . Për faktin se BE –e asnjëherë nuk ishte distancuar nga qëndrimet anuese të Borrellit lehtësisht mund të kuptohet se qëndrimi i Borrellit është edhe qëndrim i BE –së aq më parë që kanë qëndrim mohues ( neutral ) ndaj statusit politik të Kosovës duke e mohuar Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Nuk ka çështje më të pamoralshme se që është kushtëzimi i Borrell-it për lejim të mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese në Serbi në kohën kur mbajtja e referendumit në Kosovë edhe për një çështje minore siç është tredhja e qenve është pamundësuar edhe me vet Kushtetutën e Kosovës e që ishte imponuar nga borrellët para këtij Borrelli , zëdhënësit të Aleksandar Vuçiqit. Borrell-it , mund t’i mos pëlqejë dhe sigurisht nuk i pëlqen fakti se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran mirëpo duhet të respektojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe vullnetin e më shumë se 100 shteteve që e kanë pranuar Kosovën , shtet të pavarur dhe sovran. KMDLNj –ë  nuk e ka të qartë apo e ka shumë të qartë rolin e Borrell-it si lehtësues në bisedime për normalizimin e marëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duke e vlerësuar kredibilitetin e tij me notën zero. Mbajtja apo lejimi për mbajtje të një referendumi të Serbisë në Kosovë ndërlidhet me sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës prandaj qeveria e Kosovës nuk duhet të lejojë në asnjë mënyrë dhunimin e këtij sovraniteti që ia garanton edhe e drejta ndërkombëtare sikur që e detyron edhe Kushtetuta e Kosovës të mos lejojë këtë referendum. Ndërkaq , sa i përket deklaratës së kriminelit të luftës , Velko Odalloviq se : “ Kurti  nuk po lejon mbajtjen e referendumit në tokat e Serbisë ( në Kosovë ) , është lehtësisht e zgjidhshme ; le të vijë Odalloviqi në Kosovë dhe të organizojë mbajtjen e referendumit .. “ Nuk ka nevojë të ankohet te Borrelli .

KMDLNj –ë fton të gjitha subjektet politike opozitare  dhe  shoqërinë civile  të përkrahin kundërshtimin e qeverisë së Kosovës për mbajtje të referendumit të Serbisë në Kosovë , si shprehje të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës dhe detyrim ndaj respektimit të Kushtetutës së Kosovës . Velko Odalloviq po e luan një lojë të ndyrë në përpjekje për ta përçarë skenën politike të Kosovës duke e bërë një prerje midis qeverive të mëparshme dhe qeverisë aktuale përkatësisht duke e satanizuar kryeministrin Albin Kurti e që kjo nuk duhet të lejohet. Bindjet dhe ndasitë politike duhet të lihen anash kur ësht në pyetje interesi i përgjithshëm dhe i përbashkët për Kosovën. Qeveria e Kosovës nuk mund të kushtëzojë se kush do të jetë përfaqësues i BE –së në bisedime midis Kosovës dhe Serbisë por duhet të reagojë në çdo veprim anues të Borrell-it dhe Lajçakut duke mos bashkëpunuar për jetësimin e propozimeve të tyre e që janë nga pozicionet puro serbe.

Moslejimi i mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë për ndryshime kushtetuese të Serbisë ku Kosova ësht pjesë e Serbisë nuk ka të bëjë fare me të drejtat e njeriut përmes mohimit të drejtës së votës por pikërisht është demonstrim i zbatimit të universalitetit të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike , moshës , racës , gjinisë , bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Madje , pikërisht ndërkombëtarët i kanë imponuar Kosovës devijim nga universaliteti i të drejtave të njeriut përmes diskriminimit pozitiv që vlenë për serbët e që praktika e të drejtave të njeriut nuk e njeh këtë cilësim anadj KMDLNj –ë kërkon që ky cilësim diskriminues (diskriminimi pozitiv)  të hiqet nga përdorimi për t’i lënë vend zbatimit të të gjitha dokumenteve kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullojnë të drejtat e njeriut , pa  bërë asnjë diskriminim .