Refuzimi i Kurtit ndaj Prokurorisë për të tretën herë, avokati kosovar: Kryeministri mund të arrestohet për një muaj

Refuzimi i Kurtit ndaj Prokurorisë për të tretën herë, avokati kosovar: Kryeministri mund të arrestohet për një muaj

Të premten që e lamë pas Gjykata Themelore e ka urdhëruar kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet në Prokurorinë Speciale të Kosovës, për rastin e “Rezervave shtetërore”. Por as kësaj radhe ai nuk u paraqit në PSRK, megjithëse urdhëri i Gjykatës e obligonte për një gjë të tillë, Kurti në orën 10:00 të datës 4 […]

 

Lidhur me mospërfilljen e Kurtit për herë të tretë ndaj ftesave të Prokurorisë, Periskopi ka kontaktuar avokatin Skënder Musa, i cili ka folur rreth procedurave se si mund të gjobitet kryeministri për refuzimin që po i bën organeve të drejtësisë.

 

Musa i ka thënë Periskopit se Kurti mund të arrestohet dhe t’i shqiptohet masa e paraburgimit prej 1 muaj, pasi që nuk ka imunitet që e mbron.

 

“Nuk ka asnjë imunitet që e mbron asnje njeri që thirret me dëshmu për vepra penale të korrupsionit dhe ministrat dhe kryeministri nuk kanë imunitet për mos me dëshmu se lidhet me punen e tyre. Ligji e parasheh obligim për secilin qytetar për me dëshmu rreth zbardhjes së cështjes penale. Për ato çka ka parë që janë në dijeni dhe çka ka dëgju. Për mosparaqitje në Gjykatë dispozita ligjore e parasheh që dëshmitari mundet të gjobitet deri në 250 euro, por nuk e parasheh sa here mundet me u ndëshku nëse nuk paraqitet atëherë parashihet e drejta e urdhëresës së Prokurorisë edhe me u arrestu dhe e gjykates me i shqiptu masën e paraburgimit prej një muaj…”, tha ai për Periskopin.

Sipas Musës parashihet edhe mundësia që dëshmitari që thirret disa herë të bëhet i pa rëndësishë që të dëgjohet nga Gjykata e Prokuroria.

“Gjithashtu e parasheh mundesin qe deshmitari qe u thirr disa here me u be u pa rendesishem per çeshtjen penale per me dëgju Gjykata dhe Prokuroria mirëpo nuk ka asnje lloj imuniteti qe e perjashton kryeministrin per dhenie te deshmise me veper penale qe lidhet me ato cka ai ka njohuri dhe qe lidhet me punen e tij”, tha për Periskopin avokati.

Mungesa e gatishmërisë së Kurtit që të paraqitet në Prokurori për të dëshmuar është bërë lajm edhe në mediat ndërkombëtare. Ballinat e mediave më prestigjioze u mbushën me tituj se si kryeministri i Kosovës po refuzon vazhdimisht të dëshmoj në Prokurori për një rast të dyshuar korrupsioni.

Kujtojmë se në dhjetorin e vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës e kishte ftuar Kurtin të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Kurti kishte refuzuar të paraqitej në Prokurori, duke u bërë thirrje prokurorëve që të shkojnë ata dhe ta intervistojnë në zyrën e tij.

Ftesën e parë Kurti e kishte marrë më 16 dhjetor, kur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti nuk ishte paraqitur pasi që ishte në udhëtim jashtë vendit dhe kishte shtuar se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Katër ditë më vonë, Kurti kishte marrë sërish ftesë nga Prokuroria, të cilës prapë nuk i ishte përgjigjur pozitivisht.

 

Ndryshe në verën e vitit 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, si dhe dosti i Kurtit, Ridvan Muharremi i njohur me emrin Ridi. Ai është pronar i një restoranti në Prishtinë.

Në këtë MINT, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë./ALBINA ZARIQI – PERISKOPI

Kurti nuk shkoi për intervistim, vjen reagimi i menjëhershëm Prokurorisë

Ikja e Kurtit nga Prokuroria lë nam në mediat ndërkombëtare: Ndryshe pasqyrohej Thaçi e Haradinaj kur përballeshin me drejtësinë

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?