Regjimi absolut, qytetarët lakuriq, vaksinat: Ja çka i thotë Isa Mustafa, Periskopit për Kurtin

Regjimi absolut, qytetarët lakuriq, vaksinat: Ja çka i thotë Isa Mustafa, Periskopit për Kurtin

Kryetari i nderit i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë që kanë të bëjnë kryesisht me menaxhimin e kontestueshëm të pandemisë nga Qeveria Kurti II – që së fundi mori masa të reja antiCOVID-19 derisa refuzoi vaksinat nga Shqipëria. Prej sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të […]

Prej sot kanë hyrë në fuqi masat e reja antiCOVID-19 të ndërmarra nga Qeveria Kurti II megjithëse numri i rasteve ka qenë në rënie prej disa ditësh.

Këto masa janë kontestuar madje edhe nga vetë simpatizantët e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet që udhëhiqet nga Albin Kurti.

Por, si i sheh këto masa Isa Mustafa, profesori i ekonomisë dhe ish kryetari i LDK-së?

Ai shprehet se Kosova tashmë ka një regjim absolut që mund të bëj çfarë të dojë, dhe masat e reja i sheh brenda kësaj fryme represive.

“Para këtij regjimi, jam shprehur prore kundër masave të cilat ngujojnë qytetarët dhe e dëmtojnë ekonominë shumë fragjile [të Kosovës]. Masa të tilla shpërfaqin botëkuptimet e atyre që i sjellin [Qeverisë], pikëpamjet e tyre represive të ushtrimit të pushtetit. Ato nuk japin rezultate, në të kundërtën, krijojnë frikë dhe depresion te qytetarët. Kjo nuk na nevojitet. Por, për këtë kemi votuar!” – i tha profesor Mustafa, Periskopit.

I pyetur për refuzimin që Albin Kurti i bëri vaksinave kineze që Shqipëria po i jepte Kosovës, dhe nëse kjo ka lidhje me hatërmbetjet personale të Kurtit me Edi Ramën, Mustafa sërish ishte kritik ndaj Qeverisë.

“Nuk e kuptoj pse vëllezërit tanë në Shqipëri mund t’i përdorin e ne duhet t’i refuzojmë. Nëse Qeveria Kurti vendos të refuzojmë mallrat kineze dhe të zhvishemi nga këto mallra, pjesa dërrmuese e qytetarëve do të mbeten lakuriq, pa rroba të brendshme e pa të jashtme.” – deklaroi ai.

“Ndoshta edhe për këtë kemi votuar në “referendumin” e Albinit dhe Vjosës!” – përfundoi fjalën z. Mustafa. /Besarta Hoti – Periskopi

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje