Regjistrimi i veturave: Populli do t’i paguajë 9 milionë, Periskopi gjen tiketa ngjitëse për gjysmën e gjysmës së 1 centi

Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë me një kompani për “tiketa ngjitëse”. Periskopi ka siguruar kontratën në fjalë e cila do të zgjas për pesë vjet dhe do ta rëndojë kuletën e qytetarëve me nga 4 euro e 90 cent për çdo vit. Por, sa kushton kjo “tiketë ngjitëse”? Qëllimi zyrtar i kësaj kontrate […]

Qëllimi zyrtar i kësaj kontrate është “konfirmimi i kontrollimit teknik” të automjeteve, por në fakt do të shërbejë që Policia të bëj evidentimin direkt të të gjitha veturave të paregjistruara në Kosovë.

Veturat e regjistruara përmes kësaj tikete do të dallohen lehtësisht nga ato të paregjistruarat nga zyrtarët policorë.

Nga hulumtimi i tregut, Periskopi merr vesh se një tiketë ngjitëse kushton vetëm 0,006 cent, raporton Periskopi.

Periskopi ka porositur 300 mijë copë, e të cilat nga një kompani do të ofrohej për çmimin 1900 euro.

370 mijë vetura regjistrohen në vit në Kosovë, dhe kjo nënkupton se të paktën 1 milion e 813 mijë euro do të merren nga xhepat e anëtarëve të popullit për çdo vit. Për pesë vjet shuma e përgjithshme është 9 milionë e 65 mijë euro.

Por, nga një përllogaritje e thjeshtë del se këto tiketa ngjitëse do të mund të kushtonin në fakt vetëm 2200 euro në vit ose 11 mijë euro në vit ose 9 milionë e 54 mijë euro më pak.

Nuk dihen ende kriteret e përzgjedhjes së kompanisë në fjalë, e cila quhej “Auto Control Kosova” i kishte vetëm tre punëtorë dhe një kapital prej vetëm 1 mijë eurosh. /B.H/Periskopi

Të ngjashme
Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

“Refuzimi i gazit amerikan mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA”

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës