Ridvan Berisha publikon arsyet e suspendimit

Ridvan Berisha publikon arsyet e suspendimit

Ish-moderatori i emisionit ‘Debat’ në Radio Televizionin e Kosovës, Ridvan Berisha, ka publikuar imellën e dërguar nga u.d. së Drejtorit të RTK’së, Festim Kabashit, në të cilën thuhet se një nga arsyet kryesore të suspendimit të tij nga ky medium është dëmtimi i imazhit të tij. Në imellën e publikuar nga Berisha në ‘Facebook’, thuhet […]

Në imellën e publikuar nga Berisha në ‘Facebook’, thuhet se “moderatori Ridvan Berisha e ka keqpërdorur edhe hapsirën e dhënë në emisionin “Debat” kur gjatë tërë emisionit ka folur edhe për RTK-në, pa qenë temë diskutimi fare, gjë që e ka bërë edhe më herët brenda studios së RTK-së, por edhe në studio të televizioneve te tjera”,

Gazetari Berisha thotë se kjo imellë i erdhi pasi ia vendosi emisionit titullin “Kurti 2, shpresë apo pritje për Dyz?”.

I njëjti më herët gjatë ditës, në një postim në ‘Facebook’, ka akuzuar drejtorin e RTK-së, Ngadhnjim Kastrati dhe dy kolegët e tij Xhymret Veliu e Festim Kabashi, që sipas tij punën për të ia kanë kryer kryeministrit Albin Kurti. Të njëjtit i ka quajtur oportunistë e konformistë.

Postimi i plotë:

Para gjashte ditesh.

Vendimi i Kabashit per suspendim, menjehere pasi e kam mbaru emisionin, per titull:

Kurti 2, shprese apo pritje per Dyz?

I nderuar drejtor gjeneral,

E kam marrë me shqetësim reagimin e u.d.kryeredaktorit Xhymret Veliu, të cilin e konsideroj të drejtë, jo vetëm pse nuk është respektuar hierarkia editoriale, por konsideroj se moderatori Ridvan Berisha e ka keqpërdorur edhe hapsirën e dhënë në emisionin “Debat” kur gjatë tërë emisionit ka folur edhe për RTK-në, pa qenë temë diskutimi fare, gjë që e ka bërë edhe më herët brenda studios së RTK-së, por edhe në studio të televizioneve te tjera. Z. Berisha, disa herë në emisionin Debat, por edhe me paraqitjet e paautorizuara në media tjera, ka demtuar RTK-në duke e cilësuar si “të vdekur klinikisht” dhe të kapur nga politika, pavarësisht se ai vet, për rreth një dekadë ka qenë në krye të dhomës së lajmeve dhe ka moderuar emisionin kryesor në “prime time”. Ky shfrytëzim i hapsirës mediale të RTK-së, përbën shkelje flagrante të rregulloreve të brendshme dhe standardeve profesionale të RTK-së.

Andaj, duke pasur parasysh faktin se ia kemi tërhequr vërejtjen e fundit me gojë, që të ketë kujdes, të mos bëjë shkelje të rregulloreve të RTK-së dhe të mos e keqpërdor detyrën si moderator, i njëjti ka vazhduar ta keqpërdor detyrën e tij edhe sonte në emisionin “Debat”.

Andaj, si drejtor i RTK-TV ju njoftoj se në bazë të kompetencave që kam dhe rregulloreve, kam marrë vendim që Ridvan Berisha të suspendohet nga detyrat e tij të punës dhe ndaj të njëjtit të iniciohen procedura disiplinore, konform rregullativës ligjore te RTK-se.

Festim Kabashi,

Drejtor i RTK-TV

On Tue, Mar 23, 2021 at 9:27 PM Xhymret Veliu wrote:

I nderuar drejtor Kabashi, ne emision Debat sonte kisha jopajtueshmeri me titullin dhe kerkova te ndyshohet, fillimisht vendimi im u zbatua por me pas kishte nje reagim publik nga modreatori i emisionit, se ai kishte “autonomi ne ate studio” qe rrjedhimisht mua me perjashton nga pergjegjesia. Duke mos dashur qe te nxis nje skandal te mundeshem publik bazuar edhe nga mesazhet qe mi ka drejtuar z. BERISHA une distancohen nga titulli, por edhe menyra se si eshte menaxhuar drejtuar debati sonte, rrjedhimisht ky debat nuk ka miratimin editorial nga ana ime.

Me respekt

Xhymret Veliu

u.d kryeredaktor

Dhe ja pergjigja po para gjashte ditesh:

Pershendetje Kabashi

Nuk mundesh me kalkuku me pushtetin e Kurtit duke e persekutu poziten time. Ne diten e pare te Qeverise Kurti ju merrni vendim per suspendim, te cilin po e ankimoje tani tek drejtori gjeneral, si nje vendim teper te ndikuar nga droja dhe kalkulimet per mbetje ne pozita. Nuk ka fare te beje kjo me imazh te RTK. Nese une qenkam sebep i shkaterrimit te imazhit te RTK, neser edhe largohem fare krejt vullnetshem nga puna. Ju nuk perfaqesoni dinjitet te asnje lloji. Me vjen te vjelle nga pozita qe e mbani, e per Veliun s flas fare, le ti mebetet ne ndergjegjen e tij tere kjo situate. Fare s merrem me te. Por me shefat e tu Kabashi, qe nuk ndodhen ne RTK, e qe jane padyshim edhe miq te mij, gjithsesi se do te merrem per te sqaruar situaten konkrete, vendimin e moren ata apo ti me bashkeshorte nen kalkulimet e largimit tim dhe vendosjen e klanit qe perfaqesoni.

Ridvan Berisha

Drejtues i emisionit Debat

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?