Rinumërim i krejt votave të 14 shkurtit? Përplasen të gjithë në KQZ

Rinumërim i krejt votave të 14 shkurtit? Përplasen të gjithë në KQZ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar rinumërim të plotë të votave të 14 shkurtit. Këtë kërkesë e ka kundërshtuar ashpër Lëvizja Vetëvendosje. Sipas përfaqësuesve të kësaj partie në KQZ, “kjo është një kërkesë politike”. Ibrahim Selmonaj, përfaqësues i AAK-së në KQZ, ka kërkuar që të bëhet rinumërim i të gjitha votave, pasiqë sipas tij, […]

Ibrahim Selmonaj, përfaqësues i AAK-së në KQZ, ka kërkuar që të bëhet rinumërim i të gjitha votave, pasiqë sipas tij, ka dyshime se në të gjitha partitë ka pasur vjedhje si në rastin që ndodhi brenda kësaj partie. Ai ka hasur në kundërshti nga përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi.

“Dua ta përsëris faktin se në këtë proces zgjedhor ka pasë parregullësi që janë vërejtë. Ato kanë nis nga qendrat e vendvotimeve nga komisionerët. E kam thënë edhe më herët, përsërish qëndrimin e Aleancës që hetuesia të merret me secilin komisioner ose secilin përgjegjës në secilën qendër, në secilin vendvotim, aty ku ka bërë ndërhyrje, në rast bëhet me AAK që e dimë, por e vërteta është se ka edhe mes subjekteve tjera politike, kërkoj nga KQZ, të bëhet rinumërim i plotë, që të pastrohet ky proces, të evidentohen të gjitha rastet”, ka thënë Selmonaj, përcjell Periskopi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se lidhur me këtë kërkesë, është KQZ që duhet të vendosë.

“Sa i përket rinumërimit total që propozoi Ibrahimi, nuk mund të jap ndonjë mendim, është cështje që vendos KQZ dhe nëse merr përkrahjen e krejt KQZ atëherë edhe do të ndodhë”, tha Valdete Daka, përcjell Periskopi.

Për kërkesën e Selmonajt, ka reaguar Kurteshi, i cili kundërshtoi këtë kërkesë.

“Unë e dëgjova kolegun por kërkesa për rinumërim të plotë i tejkalon edhe kërkesat ligjore. Mendoj se dallimet e mospërputhjeve realtivisht mirë shihen ku janë, janë pa se ku janë. E kuptoj që gjithmonë ata që marrin me pak vota, s’po tham që keni humbë, nuk janë të kënaqur gjithmonë me rezultatin. Por një rinumërim i plotë merr karakter politik dhe mendoj që nuk ka shenja që është i domosdoshëm rinumërimi i plotë. I kam dëgju përfaqësues të subjekteve politike që i kanë pasë pritjet shumë të mëdha, ata kanë kërku rinumërim të plotë. Por rinumërimi i plotë do të nënkuptonte se procesi ka qenë krejt i kriminalizuar”, ka thënë Kurteshi, përcjell Periskopi.

“Të rrëzohet teoria se kanë qenë zgjedhje të dështuara, i korruptuar, i keq i kriminalizuar, por të kërkohet rinumërim i plotë, ky duhet të shihet si problem”, ka thënë Kureshi.

Selmonaj reagoi ndaj Kurteshit në këtë mënyrë:

“Sot paska ndryshu pak qasje Samiu, është demokratike rinumërimi i krejt votave. Është mëse demokratike që të rinumërohen dhe të vlerësohen”, ka thënë Selmonaj.

Kurteshi reagoi kështu:

“Unë nuk kam ndryshu qasjen, qasja ime ka qenë prej fillimit që për votën e qytetarit të mos vendoset në tavolinë por në kuti të votimit”, ka thënë Kurteshi.

Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Sami Hamiti ka thënë se kjo kërkesë nuk ka ardhur më herët nga AAK. Ai ka thënë se kjo parti po kërkon këtë pas ngjarjeve të fundit.

“Kërkesa e Ibrahimit rrjedh me siguri nga zhvillimet e fundit. Nuk ka kërku deri tash askush për rinumërim të plotë. Kjo është më tepër një kërkesë morale nga përfaqësuesi i AAK që të zbulohet gjithcka rreth kandidatëve”, ka thënë Hamiti, përcjell Periskopi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se duhet të pritet raporti nga rinumërimi që është duke ndodhur, për të ecur tutje në këtë cështje.

“Nga ajo cka del nga rinumërimi sidomos nga subjekti i zotit Ibrahim, meqë është përfolë lufta mes kandidatëve dhe mundësia e manipulimit jo mes partive politike, presim ta shohim raportin se a ka nevojë për rinumërim sa i përket kandidatëve të ndonjë subjekti të caktumë”, tha Valdete Daka, përcjell Periskopi.

Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, kundërshtoi Sami Kurteshin e VV-së, duke thënë se kërkesa e përfaqësuesit të AAK-së, është legjitime.

“Kërkesa e zotit Selmonaj është legjitime, janë disa vide-incizime, janë rinumërime që kanë konstatu që ka pasur ndryshime mes kandidatëve. Por duhet të sqarohet për opinionin publik sepse nuk janë vetëm këto raste që po hetohen nga Prokuroria”, tha Elshani, përcjell Periskopi.

Edhe Alim Rama i VV-së në KQZ, ka kundërshtuar idenë që të ndodhë rinumërim i plotë i votave.

“Jo gjithkund ka pasë keqpërdorime, por kur flasim për rinumërime të plota, është kërkesë politike dhe jam kundër një kërkese të tillë politike”, ka thënë Rama, shkruan Periskopi.

Kryetarja e KQZ-së ka thënë se sipas rinumërimit të deritashëm, është vërtetuar se ‘jo të gjitha kutitë kanë pasur ndryshime”./PERISKOPI/

 

 

Të ngjashme
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Specialja i vazhdon ‘reflektimet’: Kemi lejuar vizita të të paraburgosurve në Kosovë për arsye humanitare, Thaçi ishte 4 herë

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

Përfundon seanca në Apel për Endrit Nikën, pritet vendimi

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

PZAP refuzon ankesat e Haxhiut dhe Kryeziut për rinumërim të plotë të votave të PDK-së

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në Botë

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Shpërthim në impiantin e gazit në Katar, 18 të zhdukur dhe mbi 50 të plagosur

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Zhduket djali 5-vjeçar i familjes Rahimi në Zvicër, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Krimet e luftës, Prokuroria Speciale kërkon ndryshime ligjore dhe më shumë bashkëpunim ndërkombëtar

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Vdekja e punëtorit 26-vjeçar në Prizren, Policia jep detaje

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte