Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës, Kosova i përcjell me nderime

Me nderime shtetërore po rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës. Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) […]

Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, Bekim (Muharrem) Gashi, po mbahen në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.

Ndërkohë, në një akademi përkujtimore në Klinë, nën dhimbjen e familjeve për të pagjeturit edhe pas më shumë se dy dekadash pas luftës së fundit në Kosovë, u kujtua sakrifica e martirëve.

Në emër të Kuvendit të Kosovës, nënkryetarja në detyrë, Saranda Bogujevci shprehu ngushëllimet dhe nderimet më të larta për sakrificën e të rënëve të kombit, raporton KosovaPress, transmeton Periskopi.

Ajo tha se dëshmorët dhe martirët janë amaneti më i çmuar i vendit tonë.

Përfaqësuesi i presidencës, Ismet Krasniqi tha se ky nuk është vetëm një akt rivarrimi, por një çast reflektimi për dhimbjen dhe padrejtësinë që pësuan familjet dhe gjithë kombi ynë.

Krasniqi tha se përulemi me respekt të thellë para sakrificës së martirëve të rënë për lirinë e Kosovës.

Ai potencoi se kërkimi për drejtësi nuk do të ndalet, derisa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

Andin Hoti nga Komisioni qeveritar për persona të zhdukur, tha se 4 prilli në Klinë nuk është thjeshtë një datë kalendarike, por është një plagë që nuk është shëruar asnjëherë, raporton KosovaPress.

Hoti tha se Klina e qëndresës ka përjetuar ndër plagët më të rënda, derisa u shpreh se sot më shumë se dy dekada pas luftës, Kosova e lirë i përcjellë me nderime shtetërore 8 bijtë e Klinës.

Kryetari i Shoqatës për të Pagjeturit në Klinë, Zeqir Morina tha se sot pas 26 vitesh qëndrojmë këtu për të rivarrosur dhe nderuar jetën e martirëve dhe për të shprehur respektin dhe nderimin e pa epur ndaj sakrificës së tyre.

Ai u shpreh se rivarrimi i eshtrave të martirëve të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë, është një moment që na bënë të kuptojmë se liria nuk është diçka që mund të dhurohet por është një e drejtë që është arritur pas shumë sakrificave.

Përveç në Grabanicë të Klinës, komisioni qeveritar për të pagjeturit ka njoftuar se nga ora 16:30 nis ceremonia e rivarrimit në varrezat në Jashanicë (Klinë), të viktimës së luftës Mentor (Xhemajl) Myrtaj, raporton KosovaPress.

Në Malishevë mbahet ceremonia e rivarrimit të viktimës së luftës Vehbi (Pajazit) Halilaj, ndërsa në orën 13:00 mbahen homazhet në Shkollën “Petro Nini Luarasi”, në fshatin Llapqevë, kurse në orën 14:00 rivarrimi i Mentor (Maliq) Kryeziu në varrezat e fshatit Llapqevë.

Në orën 15:00 mbahen homazhe te Oda e Fshatit (pranë shkollës) në Bubavec, ndërsa në ora 16:30 – rivarrimi në varrezat e fshatit Bubavec.

Ndërkaq, rivarrimi i mbetjeve mortore të viktimës Sabedin (Kadri) Kryeziu, është organizuar më 21 mars 2025 në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë. /Periskopi/

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta