Rizvanolli i reagon Bajramit: Vendimet e ZRrE-së nuk mund të anulohen apo shtyhen përmes nënshkrimeve

Rizvanolli i reagon Bajramit: Vendimet e ZRrE-së nuk mund të anulohen apo shtyhen përmes nënshkrimeve

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj idesë së ndarjes së 50 milionë eurove për subvencionimin e bizneseve të mëdha, të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe e përmendur në diskutimet publike për qëndrimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE). Në një deklaratë publike, Rizvanolli theksoi se Qeveria […]

Në një deklaratë publike, Rizvanolli theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do të lejojë që miliona euro nga taksat e qytetarëve të shkojnë për të subvencionuar konsumin e energjisë elektrike të “1%-shit të korporatave më të fuqishme që operojnë në Kosovë”.

“LDK-ja, ndoshta edhe do të donte ta realizonte këtë politikë, siç kanë vepruar gjatë pandemisë, por këtë mund ta bëjnë vetëm nëse ndonjëherë i fitojnë zgjedhjet”, tha Rizvanolli.

Ajo kritikoi edhe ZRrE-në për mungesë përqendrimi në analizën e kostove reale të furnizimit me energji.

Sipas saj, ky institucion duhet të shfrytëzojë kohën për të analizuar në mënyrë të detajuar faktorët që kanë ndikuar në rritjen e madhe të kostos së energjisë gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe rritjen dhjetëfish të tarifave të transmetimit.

Rizvanolli nënvizoi gjithashtu se vendimet e ZRrE-së nuk mund të anulohen apo shtyhen përmes nënshkrimeve apo deklaratave politike, por vetëm përmes rrugëve ligjore në gjykatë.

Ministrja akuzoi LDK-në për bllokimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, gjë që sipas saj ka penguar edhe raportimin e ZRrE-së para deputetëve. “Po të ishin të brengosur për qytetarët, nuk do ta kishin bllokuar këtë proces”, shtoi ajo.

Rizvanolli siguroi se Qeveria Kurti do të vazhdojë të qëndrojë pranë prodhuesve vendorë dhe se mbështetja për ta do të fokusohet në zbutjen e ndikimit të liberalizimit të tregut të energjisë në konkurrueshmëri dhe në çmimet për qytetarët.

“Për këtë kemi punuar dhe jemi duke punuar në të gjitha drejtimet, dhe do të vazhdojmë konsultimet me prodhuesit gjatë ditëve dhe javëve në vijim”, përfundoi Rizvanolli.

Të ngjashme
Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Policia: Teknologjia e re mundëson identifikimin automatik të kundërvajtjeve

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

Njofton KEDS: Këto vende nesër mbesin pa rrymë, shkak punimet

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta