Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë kur sipas tij, duhet shtensionim i situatës dhe jo tensionim. Rohde tha se së shpejti janë zgjedhjet lokale dhe se klima politike po ngrohet, teksa shtoi se më mirë do të ishte që […]

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se a është koha të ndërtohen ura shtesë në Ibër, në një kohë kur sipas tij, duhet shtensionim i situatës dhe jo tensionim.

Rohde tha se së shpejti janë zgjedhjet lokale dhe se klima politike po ngrohet, teksa shtoi se më mirë do të ishte që të zgjidheshin problemet e trafikut në hyrje të Vushtrrisë sesa të ndërtoheshin dy ura të reja në Ibër.

“Pra, çfarë dua të them, kur shkuam në Mitrovicë, e dini rrugën, do të thosha se do të ishte më e rëndësishme që të zgjidheshin tollovitë në qarkullim rrugor që ndodhin çdo ditë që ndodhin për rreth Vushtrrisë sesa të ndërtohen dy ura. Kjo do të ishte e rëndësishme për ta lehtësuar trafikun”.

“Me siguri KFOR-i në shumë raste ka deklaruar se mjedisi nuk është i duhur. Të gjithë ne e kemi qëllimin për ta hapur urën, nuk ka ndodhur por nëse klima nuk është e duhur për ta hapur një urë, a është e duhura për t’i hapur dy ura? Do ta shohim. E fundit që të gjithë duan të shohin janë më shumë veprime të KFOR-it në veri”, tha Rohde në një intervistë në “Info Magazine” në Klan Kosova, transmeton Periskopi.

Tutje, ai foli edhe për vizitën e drejtorit për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, duke thënë se mesazhi kyç i vizitës ishte që Kosova t’i kryej punët e saj dhe t’i themelojë institucionet.

“Dua të them që vizita erdhi në një kohë të duhur dhe siç edhe e kemi thënë publikisht pas vizitës mesazhi kyç ishte që Kosova është pa një qeveri funksionale dhe pa kuvend tashmë për 6 muaj, kryeni detyrat e shtëpisë dhe bëjeni sepse kjo krizë kushtetuese që po vazhdon ende është në kundërshti me vullnetin e popullit. Nuk mund të keni një partner real nëse nuk ka numër të duhur nga ana tjetër”, tha Rohde./Periskopi/

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve