“Sot ose në fillim të javës”, pritet të ngritet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

“Sot ose në fillim të javës”, pritet të ngritet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Prokuroria Speciale e Kosovës pritet të ngre aktakuzë kundër ministres tash në detyrë të Qeverisë së Albin Kurti, Rozeta Hajdari, për skandalin me rezervat shtetërore, raporton Periskopi. Burime të sigurta i kanë thënë Periskopit se është çështje ditësh kur do të ngrihet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit. “Sot, ose më së largu në fillim të javvës”, […]

Burime të sigurta i kanë thënë Periskopit se është çështje ditësh kur do të ngrihet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit.

“Sot, ose më së largu në fillim të javvës”, ka thënë ky burim për Periskopin.

Skandali me rezervat shtetërore

Rezervat shtetërore u bënë fillimisht kryelajm në gusht të vitit 2023, kur flitej për keqpërdorimin e tyre.

Atëkohë u arrestuan disa persona, në mesin e të cilëve edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga Hajdari.

Bastisjet dhe arrestimet u bënë pas publikimit të disa audio-incizimeve, në të cilat pretendohej se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk kishte arritur kurrë. Ngjashëm, as rezervat e grurit.

I përfshirë ishte edhe pronari i restaurantit ‘Bukë e Zemër’, Ridvan Muharremi.

Hajdari tha në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë detaje, meqë informacionet për to janë “sekrete shtetërore”.

Ajo akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i kishte dalur në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

“Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”, tha ai dhe akuzoi, siç u shpreh, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”.

Në përgjigje, Këshilli Prokurorial i Kosovës i kërkoi Kurtit që “të përmbahet nga deklaratat shantazhuese dhe nënçmuese”.

Tetë muaj më vonë, në prill të këtij, vetë Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo e mbrojti veten në heshtje.

Opozita kërkoi dorëheqjen e Hajdarit, por ajo mohoi se ka arsye për një gjë të tillë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në anën tjetër, kërkoi që të pritet epilogu i rastit.

Ftesa për Kurtin si dëshmitar

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, njoftoi përmes një postimi në Facebook, mbrëmjen e 11 dhjetorit, se Prokuroria Speciale i ka dërguar thirrje Kurtit për t’u paraqitur për dëshmi më 16 dhjetor.

Ai kritikoi sistemin e drejtësisë për ndërhyrje në procesin zgjedhor.

“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor, i cili ia kishte pamundësuar [Kurtit] kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit, 2021, kurse tash, përmes kësaj ftese, po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025”, shkroi Kryeziu në Facebook.

Në thirrjen që e shpërndau, thuhet se Kurti është ftuar të dëshmojë në një rast që lidhet me veprën penale të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Kosovës.

Me këtë nen sanksionohen veprat që kanë të bëjnë me “keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Periskopi/

“Rezervat shtetërore” – Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti Prokurorinë Speciale?

 

 

 

 

 

Të ngjashme
“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Ulutash: Amerika është kontribuesi kyç në KFOR për stabilitet e siguri të Kosovës e gjithë rajonit

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Cakolli për profilet e rreme: Përdorin fjalor e i mbrojnë njerëzit e njejtë, vështirë të besohet që s’kanë sfond politik

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Ramadani rikthen deklaratën e tij të majit: Prapa profileve të rreme s’përjashtohet që janë disa ministra

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Huthitë e Jemenit sulmojnë Arabinë Saudite

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare

Shqipëria nis përgatitjet për euron, rregulla të reja për politikën monetare