Rrahman Jasharaj mbron mësuesit nga dështimi në PISA: Librat e kanë fajin

Rrahman Jasharaj mbron mësuesit nga dështimi në PISA: Librat e kanë fajin

Janë publikuar rezultatet e Programit për Vlerësim Ndërkombëtar të Nxënësve i njohur si PISA, për 15 vjeçarët në matematikë, shkencë dhe lexim. Kosova nuk ka ndërruar vend në renditje, nga ajo e tre viteve më parë, duke marrë rezultat të turpshëm edhe një herë tjetër. E për këtë rezultat të dobët, kryetari i Sindikatës së […]

Në një bisedë me Periskopin, Jasharaj ka shfajësuar mësimdhënësit kosovar për rezultatin e dobët në testin e PISA’s, duke e hedhur topin te kurrikulat dhe tekstet shkollore.

“Duhet të shikojmë teste shkollore çfarë i kemi, cila është kurrikula me të cilën punohet dhe unë si punëtor i arsimit që kam qenë dhe si kryetar i SBASHK’ut kam bindjen duhet ta shtrojmë edhe pyetjen se a po mësojmë atë që duhet apo atë që nuk i duhet fëmijës në praktikë dhe kam bindjen se mësimdhënësit e Kosovës janë të angazhuar por mbase kurikulat dhe plan-programi në përgjithësi nuk janë ato të duhura, tekste shkollore janë shumë të dobëta në përmbajte, kushtet në shkolla ende shumica e shkollave mungojnë shkumës dhe shpuzë kur ti mbledhim të gjitha këto atëherë do ta kishim bërë një paltformë kombëtare të arsimit në mënyrë që të mos kemi një situate të tillë”, ka thënë Jasharaj.

Tutje kryetari i SBASHK’ut thotë duhet që të gjitha palët nga Akademia e Shkencave e deri të punëtorët e arsimit duhet të ulën për të gjetur një zgjidhje dhe se sipas tij askush nuk mund t’i ikë përgjegjësisë.

“Unë mendoj që duhet të ulemi të gjithë palët bashkë me Akademinë e Shkencave, bashkë me Universitetin, me MASHT’in dhe të gjithë ne dhe të punojmë bashkërisht me njëri-tjetrin, pa ofenduar dhe nënçmuar dikë ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë ai.

Ndryshe, sot janë publikuar rezultatet e testit PISA, ku Kosova është radhitur e treta nga fundi./Periskopi/

Të ngjashme
Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Petritsch: VV të dalë nga tradita se presidenti i takon veç asaj

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

Delegacioni iranian ankohet pas kërcënimeve të Trumpit

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

YAMAAAAAAAAL! Spanja në epërsi ndaj Arabisë Saudite

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Dënohet përdhosja e flamurit të Izraelit në Shqipëri

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Kina krijon robotin e parë shtatzënë?

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Spanja kërkon fitoren e parë, Arabia Saudite befasi: Publikohen formacionet zyrtare

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Trump: Starmer do të japë dorëheqjen si kryeministër i Britanisë

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

Ramush Haradinaj nuk e përjashton kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Ramush Haradinaj nuk e përjashton kandidaturën për president nëse propozohet nga opozita

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Pas vitesh në listën e të zhdukurve, rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

CNN: Izraeli dhe Libani të lënë mënjanë në negociatat me Iranin

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme, ai nuk gjykon si sallahanet e LVV-së

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja

Trump kërcënon Iranin me sulme të reja