Rrëfim rrënqethës: Ja si i shpëtoi vdekjes futbollisti kosovar pasi e njihte legjendën ukrainase (Foto)

Rrëfim rrënqethës: Ja si i shpëtoi vdekjes futbollisti kosovar pasi e njihte legjendën ukrainase (Foto)

Në vitin 1999, Genc Hoxha ishte një prej emrave më të njohur të futbollit në Kosovë Bir Gjakove, Hoxha luajti në vitet ’80 te skuadra e Vëllaznimit përpara se të kalonte te Liria e Prizrenit. Më 1991 u shpall futbollisti i vitit në Kosove. Kur nisi lufta, Hoxha qe kthyer në Gjakovë ku jetonte me […]

Bir Gjakove, Hoxha luajti në vitet ’80 te skuadra e Vëllaznimit përpara se të kalonte te Liria e Prizrenit. Më 1991 u shpall futbollisti i vitit në Kosove.

Kur nisi lufta, Hoxha qe kthyer në Gjakovë ku jetonte me të shoqen, prindërit, gjyshërit e dy fëmijët e tij në një shtëpi prapa stacionit të autobuzit të qytetit.

Pak pas mesnatës së 28 prillit, familja Hoxha u zgjua nga zhurma e ushtrisë serbe që sapo kishte shpërthyer derën e shtëpisë. U tërhoqën zvarrë për në rrugë, ashtu siç qe bërë më parë me të tjera familje në atë natë të ftohtë.

Hoxha nuk pa se ç’ndodhi me familjen e tij pasi një armë pas koke e detyroi të ngjitej me fytyrë nga muri. Më pas nisën pyetjet.

Një prej ushtarëve, ai që mbante armën, nisi t’a pyesë në rusisht. Hoxha arriti të kuptojë se çfarë po i thuhej dhe ju përgjigj atij që po i kërkonte se ç’punë bënte si profesion. Duke e patur të pamundur t’i përgjigjej në rusisht, i thotë vetëm dy fjalë:

“Oleg Blokhin.”

Ushtarit rus emri i kujtoi legjëndën ukrainase, fitues i Topit të Artë dhe lojtar i përfaqësueses së Bashkimit Sovjetik. Tani mes Hoxhës dhe rusit nuk kishte ndasi gjuhësorë. Ushtari ishte i interesuar.

Uli armën, e futi sërish Genc Hoxhën nga rruga në banesë dhe e pyet në një serbishte të rrjedhshme: “Ti je futbollist?”

“Po”, i përgjigjet Hoxha.

“Nuk dua të vras një futbollist. Tani unë do të shtie dy herë në ajër dhe ti do shtrihesh përtokë. Qëndro ashtu për 10 minuta e më pas mbathja nga këtu.”

Për një çast Hoxha heshti. “A mund të kërkoj familjarët e mi”, pyeti.

“Nëse do të jetosh, vepro siç të thashë!”

Rusi shtiu në qiellin e Gjakovës, Hoxha u shtri përtokë duke dëgjuar hapat e ushtarit teksa largohej. Arriti të dëgjojë gjithashtu dialogun mes ushtarit rus dhe kolegëve të tij serbë.

“E mbarove”, pyeti një prej tyre. “Po”, u përgjigj rusi dhe më pas u larguan

Minutat dhe orët në vijim qenë të turbullta. Pasi zbatoi instruksionet e ushtarit rus, Genc Hoxha nisi të kërkojë për familjarët e tij.

Shumë shtëpi qenë djegur, përfshirë edhe atë të Hoxhës, njeriut që ju kursye jeta vetëm sepse njihte Oleg Blokhin.

Në pak orë, ushtria serbe vrau 372 njerëz.

“Ndoqa disa fqinj të mi dhe nisëm rrugën drejt Shqipërisë. Fatmirësisht gjeta edhe familjen time në një turmë ku njerëzit qanin e përqafoheshin…”.


Të ngjashme
“Penalltia” e humbur i kushton shtrenjtë, lojtari i Kolumbisë kërcënohet për vdekje

“Penalltia” e humbur i kushton shtrenjtë, lojtari i Kolumbisë kërcënohet për vdekje

E rëndë në Francë pas eliminimit të Marokut, vdes 17-vjeçarja gjatë festimeve

E rëndë në Francë pas eliminimit të Marokut, vdes 17-vjeçarja gjatë festimeve

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e Lamine Yamal ende nuk ka ardhur

De la Fuente paralajmëron Belgjikën: Më e mira e Lamine Yamal ende nuk ka ardhur

Shpërtheu në Kupën e Botës, Arsenali e do transferimin e talentit meksikan

Shpërtheu në Kupën e Botës, Arsenali e do transferimin e talentit meksikan

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Spanja dhe Belgjika përballen sonte për një vend në gjysmëfinale, spektakël i garantuar në Los Angeles

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Franca e “rrëzon” Marokun, siguron gjysmëfinalen e Botërorit

Kjo Francë është e frikshmeeeeee - DEMBELEEEE shënon golin e dytë ndaj Marokut

Kjo Francë është e frikshmeeeeee - DEMBELEEEE shënon golin e dytë ndaj Marokut

Mbappeeeeeeeeee ky djalë shkëlqen - Çfarë goli i bukur ishe ky ndaj Marokut

Mbappeeeeeeeeee ky djalë shkëlqen - Çfarë goli i bukur ishe ky ndaj Marokut

E rrallë: Mbappe e huq penalltinë ndaj Marokut, gjuan shumë dobët

E rrallë: Mbappe e huq penalltinë ndaj Marokut, gjuan shumë dobët

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Fillon super ndeshja Francë - Marok

Nuk do ta besoni çfarë goli ka shënuar Xhylani i Malishevës ndaj Vllaznisë(VIDEO)

Nuk do ta besoni çfarë goli ka shënuar Xhylani i Malishevës ndaj Vllaznisë(VIDEO)

Publikohen formacionet zyrtare Francë - Marok

Publikohen formacionet zyrtare Francë - Marok

Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti

Merret vendimi për gjyqtarët e ndeshjes Argjentina – Egjipti