Rrëshqet dheu në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë (Video)

Rrëshqet dheu në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë (Video)

Një rrëshqitje e dheut ka ndodhur në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë nga një ndërtim i lartë që ndërtohet aty Arsim Gllogu e ka zhvendosur familjen e tij nga shtëpia në Lagjen e Muhaxherëve në Rrugën “Bedri Shala” për shkak të rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga punët që po bëhen në realizim të ndërtimeve […]

Arsim Gllogu e ka zhvendosur familjen e tij nga shtëpia në Lagjen e Muhaxherëve në Rrugën “Bedri Shala” për shkak të rrëshqitjes së dheut të shkaktuar nga punët që po bëhen në realizim të ndërtimeve të larta.

Ndërtimi i lartë po bëhet nga investitori “Driloni Com”.

Kjo kompani e ka hequr dheun për të mundësuar ndërtimet e bodrumeve.

Heqja e dheut, në bazë të kësaj videoje, është bërë deri në themelin e shtëpisë së Gllogut.

Në këtë sipërfaqe pritet të ndërtohet një ndërtesë banesore me afarizëm, me etazhitet 3B+P+13.

Gllogu ka thënë se askush nuk i ka marrë parasysh ankesat e tij për rrezikun që vjen nga ky ndërtim.

“Komuna i ka lejuar me u afru aq afër dhe nuk është dashur të afrohen aq shumë, sepse na ka rreziku shtëpinë tonë. Investitori nuk i ka bërë pilotat në rregull, prandaj janë shemb”, tha Gllogu për kallxo.com

Ai thotë se nuk ka siguri që të kthehet për të jetuar në shtëpinë e tij.

“Po na thojnë që mundemi me hy dhe me banu, mirëpo ajo shtëpi më nuk është e banueshme. Ne i kemi zhvendos familjet. I kam thirrë policinë dhe Komunën”, tha Gllogu.

I kontaktuar edhe me Dalip Gashin, pronarin e kompanisë “N.P.N Driloni Com” nga Malisheva që është duke e bërë investimin në këtë ndërtim.

Gashi tha se dje ka ndodhur shembja e dheut dhe dëmtimi i pilotëve, mirëpo gjatë ditë kanë arritur të sanojnë dëmin. Gashi thotë se aktualisht është sanuar dëmi dhe nuk ka rrezik për shtëpitë përreth dhe se ndërtimi i ndërtesës afariste do të vazhdojë.

“Është evitu rreziku, gjendja është e mirë. Në vendin e ngjarjes kanë qenë inspektorati dhe emergjenca. Pas rrëshqitjes së dheut duhet me ju përgjigj situatës që me kthy në gjendjen e mëparshme. Nuk ka pasur arsye me ndalu punën, ata munden me e ndalu, mirëpo nuk i ndihmojë situatës”, tha Gashi.

Sali Zyba, kryeinspektori komunal i Prishtinës e ka konfirmuar për kallxo.com rrëshqitjen e dheut në Lagjen e Muhaxherëve.

Zyba tregoi se inspektoriati ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se ka rrëshqitje të pjesshme të dheut. Tha se investitori ka intervenuar dhe është sanuar dëmi.

“I kemi thirrur policinë dhe është konstatuar se ka rrezik të përgjithshëm. Janë marrë nga inspektori dhe është stopuar përkohësisht puna. Menjëherë janë marrë masa dhe është shmangur rreziku, është mbushur ajo pjesë që ka rrëshqitur dhe ata besoj që e vazhdojnë punën prej të hënës”, tha Zyba.

Zyba konstatoi se inspektorati nuk ka vërejtje në mënyrën e punëve që janë bërë nga investitori në ndërtim të kësaj ndërtese.

“Nuk është e kontestueshme as leja, e as mënyra e punës nga investitori”, tha Zyba.

Ai deklaroi se kjo rrëshqitje nuk përbën rrezik të përgjithshëm për banorët përreth.

“I kemi thirrë policinë dhe është konstatuar se nuk ka rrezik, prandaj kemi vazhdu”, tha Zyba.

 

Të ngjashme
Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për Gazin Amerikan

Mesazhi i koduar i SHBA-së: Vizita ekskluzive te Ardian Gjini vërteton vizionin e hershëm të Aleancës për Gazin Amerikan

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Shtëpia e Bardhë: Lojtarët e Iranit marrin vizat për Kupën e Botës në SHBA

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Dalin pamjet e para nga dasma e Dua Lipës dhe Callum Turner

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Haradinaj nga Peja: Ardian Gjini është njeriu i krijuar për këtë kohë, votojeni 128

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Zyrtare: Prishtina prezanton trajnerin e ri

Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina

Oslo më afër se kurrë – fluturimi i ri direkt nga Prishtina

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Ndalohen për 48 orë 4 persona në Gjakovë, iu gjet heroinë e kokainë pas bastisjeve, u sekuestran edhe para e armë

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të