“Rresht për 2, i paska nxjerr Dejona jashtë”

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje pak minuta më herët lëshuan sallën e Kuvendit të Kosovës ku po debatohej për tenderët njëburimor, raporton Periskopi. Ata lëshuan sallën pasi që shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila tha se po ndihen të ofenduar nga deputetët e opozitës. Por ka qenë zyrtari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës Berat […]
Ata lëshuan sallën pasi që shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari Lila tha se po ndihen të ofenduar nga deputetët e opozitës.
Por ka qenë zyrtari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës Berat Rukiqi i cili ka ‘dekonspiruar’ se pse deputetët e VV-së lëshuan sallën dhe kush i urdhroi.
Sipas Rukiqit, ata u urdhruan nga Dejona MIhali.
“Rresht për 2. I paska nxjerr Dejona jashtë. Nuk ju ka mbet asnjë pikë dinjitet, të ballafaqohen me asnjë temë. Të turpëruar, të paaftë dhe mashtrues’, ka shkruar Rukiqi.












