Rritja e çmimit të rrymës, Martini, Nagipi, rënia e blloqeve, importet milionëshe: Energjia “njollë e zezë” për qeverinë Kurti

Rritja e çmimit të rrymës, Martini, Nagipi, rënia e blloqeve, importet milionëshe: Energjia “njollë e zezë” për qeverinë Kurti

Për katër vite sektori i energjisë në Kosovë është përcjellur me skandale brenda Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), rritje të rrymës e deri te bashkëpunimi i ambasadorit Martin Berishaj me ndërmarrjen GEN-i të Beogradit. Pas gjithë këtyre skandaleve qytetarët e Kosovës e paguan më së shtrejti, duke pranura fatura të fryera nga çmimi i lartë […]

Për katër vite sektori i energjisë në Kosovë është përcjellur me skandale brenda Koorporatës Energjetike të Kosovës (KEK), rritje të rrymës e deri te bashkëpunimi i ambasadorit Martin Berishaj me ndërmarrjen GEN-i të Beogradit. Pas gjithë këtyre skandaleve qytetarët e Kosovës e paguan më së shtrejti, duke pranura fatura të fryera nga çmimi i lartë i rrymës, shkruan Periskopi.

Ingjinierja Janina Ymeri, dje ka publikuar të dhëna nga Dogana nga ku tregoi se Kosova për 9 muaj ka ble 221 milionë euro rrymë, që mesatarisht i bie 800 mijë euro në ditë.

Periskopi në vazhdim ju sjell një përmbledhje të skandaleve që e kanë shoqëruar sektorin e energjisë gjatë katër viteve të qeverisjes Kurti.

Janina Ymeri e LDK-së ftohet si dëshmitare nga Prokuroria Speciale

Si u arrestua ish-kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi

Nagip Krasniqi i cili edhe sot e kësaj ditë paraqitet në Gjykatë ishte arrestuar para dy viteve për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Të njëjtit i ishin bastisur edhe banesat me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuter, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhej në njoftim e Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë pas aktakuzës së parë, Krasniqit i ishte ngritur aktakuza e dytë.

Aktakuza e re e ngarkon ish-Kryeshefin e KEK-ut se e dëmtoi shtetin për 37 milionë euro, bashkë me dy të tjerë.

Miliona euro të dyshimta: Qysh u përfshi ambasadori Martin Berishaj në skandalin financiar me GEN-in e Beogradit?

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili është person shumë i afërt me kryeminsitrin në detyrë Albin Kurtin, ishte përfshirë në një skandal financiar ku dyshohet për shpërlarje parash me kompanin energjetike, GEN.

Sllovenia ia kalon Serbisë hetimin dhe ndjekjen penale për skandalin GEN-i – Martin Berishaj

Mediat sllovene tregonin se si Berishaj  i ka bartur në para kesh rreth 600 mijë euro nga kompania e tij në Mal të Zi për tek politikani slloven Robert Golob.

Televizioni slloven Planet TV në kronikën e transmetuar, tregonte se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.

Televizioni slloven kishte raportuar se një pjesë e dokumentacionit të siguruar tregon se ngjarja në fjalë është shtrirë në vitet 2019 dhe 2020.

Pagesat janë kryer nga dega për Serbi e GEN (kompani energjetike) te kompania private MB Consulting në Mal të Zi, me të cilën kompani GEN ka marrëveshje për këshillime. Janë realizuar pagesa mujore prej 5 deri në 55 mijë euro në muaj, ose gjithsej mbi gjysmë milioni euro.

Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.

Rritja e rrymës për tre herë në qeverisjen Kurti

Ani se para se të merrte udhëheqjen e shtetit, Kurti premtonte lirimin e energjisë elektrike, me të ardhur në pushtet rryma u rrit për tre herë radhazi, shkruan Periskopi.

Në vitin 2022 çmimi i energjisë elektrike ishte ngritur për 100 për qind, ndërsa në vitin 2023, për 14 për qind. Rritja e fundit që u aprovu nga ZRRE ishte në prill të këtij viti prej 15 për qind, që në total për 4 vite mandat Qeveria Kurti i bie se e ngriti çmimin e rrymës në 129 për qind.

ZRRE e licencon kompaninë për tregti me rrymë të themeluar nga Luan Dalipi

Rënia e blloqeve në KEK

Blloqet prodhuese të dy termocentraleve, Kosova A dhe Kosova B janë shoqëruar me probleme kohë pas kohe.

Si shkak i rënies së blloqeve ka pasur reduktim në rrymës dhe ka krijuar nevojën për importe të mëdha të energjisë.

Ndërkohë së fundmi njësia B2 e Termocentralit “Kosova B” është jashtë funksionit tash e katër ditë, raportoi dje Dukagjini përmes burimeve, transmeton Periskopi.

Kjo ishte hera e tretë brenda një muaji që është ndalur prodhimi në këtë njësi.

Të ngjashme
Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Behlul Jashari, kronisti i qëndresës që u harrua nga Kosova e Shqipëria

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga pozojnë së bashku, gati për përballjen e madhe

Anthony Joshua dhe Kristian Prenga pozojnë së bashku, gati për përballjen e madhe

E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

E dhimbshme: Ky është 61-vjeçari që vdiq pasi u rrëzua në ballkonin e shtëpisë në Viti

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë, kjo është arsyeja

​Rama në Theth: Paketa e Maleve s'është për oligarkë, për trashëgimtarët e pronave.

​Rama në Theth: Paketa e Maleve s'është për oligarkë, për trashëgimtarët e pronave.

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Kosovarët pulëngrënës të mëdhenj, vetëm nga Brazili gjatë këtij viti u importuan miliona tonelata mish pule

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

Drita shënon gol ndaj Florianas pak para fundit

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

“Më të mirët në histori”, Leandro Paredes thyen heshtjen pas përplasjes së diskutueshme në finalen e Kupës së Botës

IHMK lëshon alarm portokalli: Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten nesër në gjithë Kosovën

IHMK lëshon alarm portokalli: Stuhi, breshër dhe erëra të forta priten nesër në gjithë Kosovën

Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

Zbulohet plani i vitit 2016 për vrasjen e Erdoganit

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm dhe Fond Emergjent për Komunat

AKK: Qytetarët nuk kompensohen me fotografi, kërkojmë dëmshpërblim të menjëhershëm dhe Fond Emergjent për Komunat

Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Një stuhi goditi Shkupin pasditen e sotme

Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë një kulm në Suharekë, qytetarët largohen me vështirësi

Momenti kur erërat e fuqishme rrëzojnë një kulm në Suharekë, qytetarët largohen me vështirësi