“Rritja e pagave”, Sindikata e Sektorit Publik: Tallje, po promovojnë fukarallëkun

“Rritja e pagave”, Sindikata e Sektorit Publik: Tallje, po promovojnë fukarallëkun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Qeveria e tij ka vendosur t’i rrisë pagat në sektorin publik për 55 euro nga janari i vitit 2025. “Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në […]

“Do të bëjmë një rritje substanciale të pagave në sektorin publik në fillim të vitit të ardhshëm, duke ruajtur qëndrueshmërinë afatgjate të buxhetit dhe sipas ligjit në fuqi”, tha Kurti në një konferencë për media.

Një vendim i tillë nuk është mirëpritur fare nga Sindikata e Administratës Publike.

Kryesindikalisti Ali Gashi në një prononcim për Periskopin ka thënë se me shumën e rritur po promovohet varfëria në vend.

Ai tutje tha se kjo po bëhet me qëllim që zyrtarët public të detyrohen të lëshojnë punën dhe të ikin nga Kosova.

“Kjo është tallje e radhës që po iu bëhet të punësuarve të Republikës së Kosovës nga ana e Qeverisë. Unë s’kam pasë asnjë pritje ndryshe nga kjo sepse mendësia e tyre është këta thjesht e promovojnë fukarallëkun dhe e promovojnë në një formë që të iu jipet mundësua që pa vullnetin e tyre të gjejnë alternativa të tjera zyrtarët public duke e lëshuar edhe vendin e punës dhe duke gjetur alternative të tjera jashtë Kosovë”, ka thënë ai.

Gashi tutje tha se është shqetësim I madh, dhe se këtë nuk e pranojnë.

“Ne si Federatë Sindikale e Administratës Publike është  e papranueshme dhe do të ngrisim zërin fuqishëm sepse kjo nuk ka qenë pritja jonë, kjo nuk respektohet as me inflacionin që ka ndodhë në Kosovë gjatë vitin 2023-2024, prandaj edhe theksoj se kjo është e papranueshme dhe shqetësim shumë i madh për zyrtarët publik”, ka thënë Gashi për Periskopin.

Ndryshe, nga kjo rritje do të përfitojnë mësimdhënësit, policët, ushtarët, infermierët dhe zjarrfikësit, të cilëve do t’u rriten pagat për 18 deri 20 për qind, sipas Kurtit.

 

Të ngjashme
Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar