Rrugaçi Vulin ofendon Presidenten Osmani: “Sikur të kishte fytyrë aq sa ka stomak, do të përkulej para shtëpisë së verdhë”

Rrugaçi Vulin ofendon Presidenten Osmani: “Sikur të kishte fytyrë aq sa ka stomak, do të përkulej para shtëpisë së verdhë”

Ministri i punëve të brendshme Aleksandar Vulin tha sot se derisa presidenti serb Aleksandar Vucic udhëheq në Serbi, ajo nuk do të bie në gjunjë sikur dëshiron siç e quan ‘presidentja e institucioneve të përkohshme të institucioneve të Prishtinës’ Vjosa Osmani-Sadriu. Vulin nuk u përmbajt pa ofenduar i përqartur as bashkësinë ndërkombëtare të cilët i […]

Vulin që nuk përmbahet nga deklaratat e ashpra ultra nacionaliste serbe që tejkalojnë në fashizëm shpesh pas intervistës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për revistën gjermane Der Spiegel ku ka thënë se pret që Serbinë e duan të gjunjëzuar që në Serbi e kanë bërë temë mediat tabloide serbe.

Sipas Vulin nuk u përmbajt as sot në deklaratat e tij fyese për shqiptarët duke akuzuar ndërkombëtarët si bashkëfajtorë në terrorizëm të ‘siptari’, term i përdorur nga ai shpesh në konotacion fyes.

“Sikur Osmani të kishte fytyrë, aq sa ka stomak, për rrenat që flet, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë’ e serbëve të vrarë për shkak të tregtisë së organeve, e para eshtrave të familjes Stolic, të vrarëve në Gorazdevc, Stara Gracka, Livadica e gjithë vende ekzekutimi ku u vranë civilët serbë, goranë, romë boshnjakë, madje edhe shqiptarë që nuk deshën të jenë pjesë e UÇK” përfundoi Vulin.

Vulin vazhdoi me ofendime të presidentes kosovare Osmani-Sadriu duke thënë se “të besosh në rrenat e Osmanit për gjenocidin e Serbisë në Kosovë është sikur të besonit që shqiptarët e Kosovës që dogjën manastiret janë luftëtarë për vlera të krishtera dhe europiane” tha Vulin duke përdorë retorikën ekstremiste të krishtere.

Vulin po ndjek mbështetjen e ekstremistëve politik serbë si në krahun e majtë që i takon së paku publikisht por edhe krahut ekstrem të djathtë serb, konservator të krishterë. Së fundi ai ka nisur të përdorë termin ‘bota serbe’ duhet të bashkohet në një shtet të vetëm serb, duke nxitur tensione në rajon pasi dihet që këto opinione nuk janë të rastësishme, të pavarura dhe të pakoordinuara me shefin e tij, Aleksandar Vucic që zakonisht përmbahet nga kërcënime të hapura.

 

Të ngjashme
Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ja sa është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

Situatë e rëndë në QKUK: Në spitale ka mungesë të penjve kirurgjik

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

SHBA heq sanksionet ndaj Iranit, Trump: Do të bëjë atë që duhet nëse Teherani sillet keq

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Vetëdorëzohet Nderim Beqiraj, i dyshuari për plagosjen e Shkëlqim Kastratit në Prishtinë

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Era dallavere: VV në Gjilan pritet t'ia japë 75 hektarë tokë të shtetit për 99 vjet një kompanie të sapokrijuar

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Haziri: LDK-ja e gatshme për bashkëpunim me VV-në

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Messi nënshkruan fanellën me simbole të Kosovës

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Mot me diell dhe vranësira, pasdite mundësi për reshje lokale shiu e rrufe

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Kosova rrezikon t’i humbë 60 milionë euro nga Plani i Rritjes nëse deri më 30 qershor s’i miraton reformat e kërkuara

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Fjalët e Lionel Messit pasi theu rekordin e golave në Kupën e Botës

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen

Trump: Do të bëj atë që duhet të bëj nëse Irani shkel marrëveshjen