Rubin: Haga të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK`së

Rubin: Haga të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK`së

Ish-zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin ka deklaruar edhe një herë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë deklaratë, Rubin e tha për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour, pas përfundimit të dëshmisë së tij në Hagë. “Nuk është e vërtetë që të gjithë shqiptarët […]

Këtë deklaratë, Rubin e tha për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour, pas përfundimit të dëshmisë së tij në Hagë.

“Nuk është e vërtetë që të gjithë shqiptarët urrejnë serbët, dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët. Por ky gjyq është duke fajësuar liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk kishin kontroll. Ishte shumë e qartë se zotëri Thaçi, një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë”, u shpreh ish-zyrtari amerikan.

Gjatë intervistës me Amanpour, Rubin po ashtu tha se u befasua nga gjyqtarët në Hagë, gjatë dëshmisë së tij pro-Thaçi.

“Gjyqtarët, për befasinë time, më bënin pyetje që më dukën tepër të anshme. Nuk tingëllonin si pyetje që kërkonin të gjenin fakte.

Prokuroria duhet ta shtrojë akuzën e saj. Mbrojtja ta shtrojë mbrojtjen e saj. Gjyqtarët supozohet që thjesht duhet të mbledhin evidencë në mënyrë që të bëjnë gjykimin më pas. Dhe prej pyetjeve që mu bënë nga disa prej gjyqtarëve, mu duk se tashmë kishin marrë vendim se UÇK-ja ishte tamam organizatë që funksiononte si duhet me Hashim Thaçin në krye. Gjë që s’është e vërtetë”, u shpreh ish-diplomati.

Sipas tij, Tribunali i Hagës duhet të bëjë gjënë e duhur, dhe t’i lirojë ish-krerët e UÇK-së.

“Ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, duhet t’i shpallë ata të pafajshëm, dhe pastaj Shtetet e Bashkuara së bashku me Evropën, duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë dhe të rregullojnë këtë problem”, tha ai.

James Rubin po ashtu tha se Ballkani është në një situatë të frikshme, por jo në një zonë lufte.

Të ngjashme
Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

Dogana zbulon dy raste me drogë në Vërmicë

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

CNN: SHBA i ka thënë Iranit se Izraeli “ka pranuar të ndalet” pas sulmeve në Liban, sipas një burimi

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

Nga 1 mijë e 500 euro për një vend pune – aktakuzë për keqpërdorim dhe ushtrim ndikimi në “Pastrimi”

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

KPK miraton kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

ZKA: Shtatë projekte rrugore u nisën pa leje ndërtimore, shkelje e kërkesave ligjore

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Shteti pagoi gati 470 mijë euro rroga për 61 punëtorë të Ministrisë së Mjedisit pa shkuar në punë

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Gara me vetura në zonë të banuar në Pejë, shoferët gjobiten me nga 500 euro

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Rusia dënon një rumun me 15 vjet burg, e akuzon për spiunazh

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Boateng: Nëse Ronaldo do të ishte lojtar ekipi, ai do të rrinte në stol

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Sulme të ashpra në jug të Libanit, të paktën 18 të vrarë

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Bllokohen mbi 1 mijë infuzione në Spitalin e Mitrovicës, shkak dyshimet për cilësi të produktit

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan

Vdes njëri nga të akuzuarit për rastin tragjik në Koçan