Rubin jep deklaratën: I hetuam akuzat ndaj Thaçit, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë

Rubin jep deklaratën: I hetuam akuzat ndaj Thaçit, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë

James Rubin, ish-ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan, e zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai tha se për SHBA-në, Kosova ka qenë çështje primare gjatë luftës dhe se marrëdhëniet me Thaçin ishin të veçanta dhe të jashtëzakonshme. Rubin foli për takimin […]

Ai tha se për SHBA-në, Kosova ka qenë çështje primare gjatë luftës dhe se marrëdhëniet me Thaçin ishin të veçanta dhe të jashtëzakonshme.

Rubin foli për takimin e parë me Thaçin. Aty, tha se e krijoi përshtypjen se ish-udhëheqësi i delegacionit shqiptar në Rambuje e shihte Amerikën si simbol të fuqisë dhe si pasqyrim të asaj që ai e konsideronte si shtet i fortë dhe i besueshëm, përcjell Periskopi.

“Sipas meje, prioriteti i tij më i madh ishte të kishte mbështetjen e udhëheqjes amerikane”, tha Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Thaçi, tha ai, nuk kishte ndonjë sjellje apo qasje që do ta rrezikonte mbështetjen amerikane për Kosovën.

“Jo, Thaçi gjithmonë dëshironte të sigurohej që Amerika do të qëndronte në krah të tij dhe të Kosovës”, shtoi Rubin.

Ish-zyrtari i lartë amerikan tha se SHBA-ja ka bërë përpjekje shumë të mëdha dhe të thella për të vërtetuar akuzat anonime ndaj Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së për krime.

Lidhur me artikullin e një gazetari të New York Times, Rubin tha se “ishte i keqinformuar nga burime serbe”.

“Ne kemi konstatuar në mënyrë të përsëriste thashetheme pa prova, por pasi punonte për New York Times, ne duhej të bënim hetime të thella për to, pasi ajo ishte gazetë shumë e rëndësishme”.

Rubin tha se gazetari bënte pretendime që inteligjenca amerikane dhe ekspertët e jashtëm nuk mund t’i konfirmonin.

“Unë u kërkoja komunitetit, agjencive të inteligjencës, ekspertëve të jashtëm, zyrtarëve ushtarakë, të gjithë njerëzve pra që mund të më jepnin informacione lidhur me veprime kriminale apo gjëra të tilla, pyesja ekspertët për krime ndërkombëtare në mënyrë të përsëritur, dhe nuk kemi marrë asnjë konfirmim të këtyre komenteve shpifëse”.

Ai tha se në Departamentin amerikan të Shtetit “ka qenë një zyrë që merrej apostafat me krimet e luftës”.

Disa pretendime, Rubin tha se i hetoi edhe personalisht.

“Asnjë prej akuzave lidhur me rolin e tij dhe udhëheqësit e UÇK-së, apo akuza të tjera të marra, asgjë s’ishte e vërtetë”, tha ai.

 

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve