Rugova: Sjellja e liderëve të Kosovës në OKB rrëzoi imazhin e shtetit si kurrë më parë

Rugova: Sjellja e liderëve të Kosovës në OKB rrëzoi imazhin e shtetit si kurrë më parë

Naser Rugova, deputet i LDK-së, ka thënë se sjellja e delegacionit kosovar, që po qëndron në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka rrëzuar si kurrë më parë imazhin e shtetit të Kosovës. Në Express të KTV-së, ai ka thënë se nxitimi i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli për një shtrëngim duarsh me presidentin […]

Në Express të KTV-së, ai ka thënë se nxitimi i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli për një shtrëngim duarsh me presidentin e SHBA-së Donald Trump tregon dështimin në aspektin diplomatik dhe protokollar.

“Është e papranueshme në aspektin diplomatik dhe protokollar dhe e dënueshme për shtet dhe popull pritja e zëvendëskryeministrit për një zgjatje dore me liderin e shtetit mik. Ai është presidenti i SHBA-së dhe kjo është gjë serioze. E kuptoj shtrëngimin e dorës, por jo që ajo të postohet në rrjete sociale dhe të tallen mbi 70 për qind të qytetarëve dhe mediat e caktuara të fqinjit verior me të cilin jemi të bllokuar në negociata”, ka thënë Rugova. “Mund të them me keqardhje, jo si politikan dhe i zgjedhur i popullit, por si qytetar, që imazhi i Kosovës ka vite të tëra që nuk është rrëzuar për tokë si dje. I kuptoj dëshirat, protagonizmat dhe ambiciet personale, por kur shkon si delegacion i lartë shtetërorë në OKB, organizatë që është imperativ dhe përpjekje e madhe e popullit të Kosovës që të fitojmë ulëse atje të bëhen gafe të tilla politike, protokollare dhe diplomatike, është e papranueshme”.

Sipas Rugovës, sjellja e “çakorduar e liderëve shtetërorë është e pafalshme dhe po e dëmton rëndë integrimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”. Ai ka thënë se koalicioni qeverisës po vazhdon të udhëheqë vendin me bajraktarizëm e logjikë mesjetare.

Sa i përket afrimit të qëndrimeve me Vetëvendosje, Rugova ka thënë se kohëve të fundit kanë pasur disa takime mes partive. Sipas tij, opozita po bashkërendon veprimet që të rrëzojë sa më shpejtë që mundet qeverinë, të cilën ai e ka quajtur më të dobëtën ndonjëherë. Ai ka thënë se kanë akoma dallime në qëndrime me Vetëvendosjen, por ka pasur kompromise “në të mirë të vendit”.

“Kemi diskrepanca ideologjike akoma, por bashkëpunimi si parti opozitare dhe grupe parlamentare vërtetë kemi funksionuar mirë e jemi pajtuar për interesa strategjike për vendin. Jemi dakorduar që t’i bashkërendojmë veprimet në parlament e jashtë tij, për presion publik. Është legjitime që t’i bashkërendosh veprimet me një partner. Duhet kompromis, edhe VV-ja ka bërë kompromise të caktuara. Ndihem mirë që po riorganizohemi e uroj që jo edhe gjatë kësaj qeverisje t’ia tregojmë vendin”, ka deklaruar Rugova.

Ai ka thënë se e kanë analizuar në detaje protestën e së shtunës, por “LDK-ja mendon se akoma s’janë shterur opsionet ligjore për të kundërshtuar dialogimin për kufij”.

Rugova ka shtuar se po provojnë të bëjnë votat e mjaftueshme dhe sapo ta arrijnë këtë ka garantuar se do të bëjnë mocion për rrëzim të qeverisë.

Të ngjashme
Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

Irani sulmon shtetet fqinje të Gjirit pas goditjeve të SHBA’së ndaj bazave ushtarake iraniane

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

“A s’mendoni se u gjunjëzoheni pak si shumë liderëve perëndimorë?”- Rama, gazetarit italian: I gjunjëzohem vetëm Melonit

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor për zgjedhjet 7 qershorit

Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Trumpi thotë se çmimet e naftës do të bien pasi situata në Hormuz të “stabilizohet”

Havolli falënderon qytetarët pas tubimit në Prishtinë: Pashë zemra që rrahin për Kosovën

Havolli falënderon qytetarët pas tubimit në Prishtinë: Pashë zemra që rrahin për Kosovën

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Prizrenasi dënohet me 14 muaj burg për zjarrin e shkaktuar me cigare në Ulqin

Ismaili-Konjufcës: Është duke u bë korrupsion i madh në Ministrinë e Shëndetësisë ty s’po të dëgjohet zëri, merr përgjegjësi

Ismaili-Konjufcës: Është duke u bë korrupsion i madh në Ministrinë e Shëndetësisë ty s’po të dëgjohet zëri, merr përgjegjësi

Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Rrahman Rama falënderon qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen: Takimet me shokët e luftës më bëjnë të ndihem mirë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Uran Ismaili, Konjufcës: Ti dhe Albin Kurti e keni mik Martin Berishajn, sekserin e energjisë me Serbinë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hamza nga Mitrovica: Më 7 qershor, Kosova duhet të ndryshojë

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së

Hovenier kritikon VV-në: U përgjigjej ngadalë kërkesave të SHBA-së dhe BE-së