Rusia sulmon Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Rusia sulmon Ukrainën ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23 të tjerë, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedimet me SHBA-në që synojnë t’i japin fund luftës. Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Kiev, Vitaly Klischo, tha se një person kishte vdekur dhe katër ishin plagosur pas një sulmi masiv. […]

Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës gjatë natës, duke vrarë një person dhe duke plagosur 23 të tjerë, pavarësisht pjesëmarrjes në bisedimet me SHBA-në që synojnë t’i japin fund luftës.

Kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas, Kiev, Vitaly Klischo, tha se një person kishte vdekur dhe katër ishin plagosur pas një sulmi masiv. Ai shtoi se infrastruktura kritike e kryeqytetit ishte dëmtuar, gjë që kishte lënë 6,000 ndërtesa pa ngrohje.

Sulme pati edhe në Kharkiv. Kryebashkiaku I këtij qyteti, Ihor Terekhov tha se 19 persona ishin plagosur gjatë sulmeve në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Në një deklaratë pas sulmeve, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se objektivi kryesor i rusëve ishte infrastruktura energjetike.

Sulmet u kryen në kohën kur delegacionet nga Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja u takuan në Abu Dhabi në bisedimet e para trepalëshe që kur Kremlini nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj në vitin 2022.

Një burim i ka thënë BBC-së se është bërë njëfarë përparimi, por çështja kryesore e territorit mbetet e pazgjidhur. Bisedimet pritet të vazhdojnë sot.

Rusia ka pushtuar afërsisht 20% të Ukrainës, duke përfshirë pjesë të rajonit lindor të Donbasit. Kremlini dëshiron që Ukraina të dorëzojë zona të mëdha të territorit. Ukraina e ka përjashtuar këtë mundësi.

Të ngjashme
SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

SHBA-ja heton nëse Rusia ndihmoi Iranin të godiste objektet e CIA-s në Gjirin Persik

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Adeyemi: Flick më bindi të vija te Barcelona, Messi është më i madhi në histori

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në vetaksidentin me motoçikletë në Llazicë

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Tension i madh në studio, Nexhmedin Spahiu dhe Mustafë Kadriaj gati sa nuk përleshen fizikisht

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, Messi mbetet i dyti

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Kusari: Rënia e lirisë së medias lidhet me veprimet e partisë në pushtet në raportme gazetarët

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Zyra e BE'së reagon pas postimeve të deputetëve te VV, u kërkon partive të mos i bëhet presion KGJK’së për gjyqtarët serbë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

Hamza për Thaçin e Veselin: Nuk e di nëse do të kthehen në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

ShBA tërheq nga tregu rreth 19.2 milionë vezë për shkak të rrezikut nga Salmonella

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

“Babi, po vdes”, tragjedia e 17-vjeçarit nga Guinea që u burgos për kopjim në provim

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Paralajmërim për përkeqësim të motit, Policia apelon për kujdes në det dhe në rrugë

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Bashkia e Himarës ngre alarmin: Reshje të dendura dhe stuhi gjatë së premtes

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar

Joshua surprizon në përballjen me Prengën, bën simbolin e shqiponjës me boksierin shqiptar