Sami Kurteshi në prag të pensionimit, s’ka të drejtë të riemërohet anëtar i KQZ-së

Sami Kurteshi në prag të pensionimit, s’ka të drejtë të riemërohet anëtar i KQZ-së

Përfaqësuesi i partisë së Albin Kurtit në KQZ, Sami Kurteshi, i njohur për sjelljet e tij arrogante në raport me mediat dhe sidomos për përplasjet e shpeshta në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve gjatë numërimit të votave në zgjedhjet e fundit, po numëron ditët e fundit si anëtar i këtij institucioni të rëndësishëm kushtetues. Vetëm […]

Vetëm edhe 12 ditë i kanë mbetur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, për të emëruar emrat e rinj të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe në këtë listë mund të mos jetë Kurteshi nëse e para e shtetit e lexon me kujdes Ligjin e Punës në Kosovë, raporton Periskopi.

Më 5 qershor të vitit 2025, anëtari i deritashëm i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, do të dalë në pension, pasi që do të arrijë moshën 65 vjeçare, pra pas një muaji. Këto të dhëna për datëlindjen e tij janë të publikuara në faqen e KQZ-së.

Ligji i Punës në Kosovë, në nenin 67, parasheh kufizimin e marrëdhënies së punës, e cila duhet të ndërpritet kur i punësuari e mbush moshën e pensionimit, prej 65 vjeç.

 

Sipas Kushtetutës, KQZ-ja është organ i përhershëm dhe puna e këtij instituicioni është e organizuar në mënyrë të vazhdueshme dhe jo vetëm gjatë zgjedhjeve.

Kjo do të thotë se 11 anëtarët e KQZ-së që emërohen nga Presidenti i Republikës nuk janë anëtar të ngjashëm me anëtarët e bordeve të Agjencioneve tjera shtetërore që themelohen nga Kuvendi dhe që puna e tyre është e organizuar me orar të pjesshëm.

Prej disa ditësh, presidentja Osmani ka nisur procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së.

Sipas ligjit për zgjedhjet, Presidenti i Kosovës bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ.

Sipas të njëjtit ligj, grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve.

Kurteshi, në jo pak raste ka arritur të bëhet lajm për të keq, për shkak të sulmeve verbale ndaj mediave dhe përplasjeve të shpeshta gjatë numërimit të votave në QNR-në e KQZ-së. /Periskopi/

Të ngjashme
Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar