Sami Lushtaku për Periskopin: Bekim Jashari falë i qoftë familjes, se ta kisha bo paçavër

Sami Lushtaku për Periskopin: Bekim Jashari falë i qoftë familjes, se ta kisha bo paçavër

Një konflikt i papritur e i nxehtë që duket se është zhvilluar për kohë të gjatë jashtë vëmendjes së publikut, papritmas u ekspozua mbrëmë në një debat televiziv. Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt, apo Sami Lushtaku – ish kryetari i kësaj komune tashmë janë protagonistët e këtij konflikti. Mbrëmë Jashari akuzoi z.Lushtaku se […]

Mbrëmë Jashari akuzoi z.Lushtaku se po bënte fushatë nëpër oda të Drenicës kundër tij – duke e denoncuar një sjellje të tillë, pavarësisht që tashmë ai është pjesë e politikës vendore.

Jashari madje kontestoi edhe kontributin e Sami Lushtakut në luftë, si komandant i shquar i UÇK-së.

Periskopi kontaktoi z.Sami Lushtaku për t’ia marrë një deklaratë një deklaratë në lidhje me çështjen, dhe kjo deklaratë është po ashtu e nxehtë, shumë e nxehtë.

Lushtaku nënkupton se e vetmja gjë që e mbron Jasharin është emri i familjes – sepse pa të do ta bënte paçavër (paçavure: . https://fjale.al/pa%C3%A7avure).

Më tej, z.Lushtaku ka deklaruar që nuk ka “bir nane” që mund t’ia ndalë Drenicën dhe ajrin.

“Z.Jashari lidhje s’ka çka ka ndodhë në Kosovë. M’vjen keq që z.Jashari e mbron aura e familjes së tij. [E ka] mbiemrin i familjes, se ta kisha bo paqavër atë [Bekim Jasharin]. Jashari nuk mundet me ma ndalë Drenicën edhe ajrin. Unë qe 20 vjet mas lufte kam bërë fushatë nëpër oda të Drenicës dhe nuk mundet me ma ndalë. S’ka bir nane që mundet me ma ndalë. Jashari mendoj që bën fushatë kundër vetes, ka mendu që është lehtë me hy në politikë; ne ja kemi dhënë kryetarin me udhëheq, kjo është politikë, edhe duhet të ketë fushatë.” – ka thënë Lushtaku për Periskopi. /B.Hoti

 

Të ngjashme
Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Gjendet pa shenja jete një person në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rremë, policia s’gjeti asgjë të dyshimtë te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Fatos Lubonja në protestë kundër korrupsionit, e bija e tij në SPAK për korrupsion

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Ekspertët britanikë që alarmuan për Specialen pritet të vijnë në korrik në Kosovë, Avokati i Popullit: Do ta ftojmë edhe Gjykatën

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Meesssiiiiii, i jashtëzakonshëm! Shënon golin e dytë, vulos fitoren e Argjentinës

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Trump: Irani do të bjerë dakord për inspektime të mëdha të armëve

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Mustafa Nano mesazh për protestuesit: Mbani distancë nga qentë e Hamasit dhe zagarët e Berishës

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Arrestohet në Ferizaj një 28-vjeçar i dënuar me katër vjet burgim

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Kryenegociatori i Iranit shkon në Oman për bisedime

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Avokati i Popullit: Raporti i ekspertëve britanikë ka nxitë debat dhe ua ka hapë sytë shteteve financuese të Speciales

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Shkruhet historia, Messi është golashënuesi më i mirë në histori të Botërorit

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

Alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia evakuon zonën

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës

E pabesueshme: Messi e huq penalltinë, s'ia qëllon as portës