SBASHK i vendos ultimatum: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim

SBASHK i vendos ultimatum: Lirojeni mësuesin shpejt ose përshkallëzim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka vendosur ultimatum ndaj autoriteteve për lirimin e mësimdhënësit Abaz Kadriu, të ndaluar për 48 orë si i dyshuar për sulm fizik, në të kundërtën kërcënoi me përshkallëzim të grevës së mësimdhënësve në nivel vendi. Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili iu bashkua grevës dy orëshe të kolektivit […]

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, i cili iu bashkua grevës dy orëshe të kolektivit të shkollës “Pavarësia” të martën, tha se mësimdhënësi Kadriu është sulmuar në vendin e punës.

Ai tha se gjoja sulmi ndaj mësimdhënësit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, nuk është i pari i këtij lloji.

“Ne menjëherë e kemi përkrahur dhe sot jemi në mesin e mëdimdhënësve këtu që ta përkrahim veprimin e tyre. Kjo nuk është ngjarje që po ndodh për herë të parë. Ka raste kur mësimdhënësit janë sulmuar fizikisht, edhe nga ana e prindërve”, tha Ymeri.

“Organet e drejtësisë, sa më shpejt të marrin masa për zbardhjen e të vërtetës dhe lirimin e arsimtarit”, tha ai.

“Nëse ngjarjet nuk sqarohen shpejt dhe nuk lirohen mësimdhënësit, mund të përshkallëzohet kjo formë e veprimit sindikal”.“Organet e drejtësisë të marrin masa ndaj prindërve që sjellin këso fëmijësh në shkollë, të cilët hyjnë në sallë dhe sulmojnë arsimtarin”, vazhdoi Ymeri.

Kolektivi i shkollës fillore të mesme të ulët “Pavarësia” ka zhvilluar një grevë dy-orëshe të martën në mëngjes në përkrahje të mësimdhënësit Abaz Kadriu.Kadriu, i arrestuar të hënën rreth orës 12:00, është ndaluar për 48-orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit si i dyshuar për veprën penale “sulm fizik”.

Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike, po përballen edhe me dhunë fizike

 

Të ngjashme
Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Mësohet ora kur pritet të fillojë super dueli mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Gashi – Kallxo’s: Opinionet pa autor janë vetëm të redaksisë – Kush kërkoi që emri të mos i publikohej?

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Ja ku mund ta shikoni meçin Joshua v Prenga

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Zelensky paralajmëron për sulm masiv rus ndaj Ukrainës brenda 48 orëve

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani përplaset mbi shtëpinë e një familjeje në Gjermani, dy persona humbin jetën

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

“Indentiteti i ‘Lule Gjeli’ nuk është i panjohur për ne”, Kallxo.,com reagon për profilin e rremë dhe i përgjigjet Përparim Ramës

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Jakup Krasniqi flet nga Haga: Besoj te e vërteta, lufta jonë ishte e drejtë

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Vëllai e disa miq të ngushtë garantues për Thaçin, Mbrojtja i përgjigjet ZPS-së për frikën e arratisjes pas kërkesës për lirim

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Zjarret në Spanjë dhe Francë, evakuohen 270 mijë persona

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Të dielën s’ka kufizim të qarkullimit të automjeteve me mbi 20 tonë

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

Avdullah Hoti reagon për “Lule Gjelin” që ditë më parë e shpalli të vdekur: Hetimet do të çojnë në Vetëvendosje

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër

PSG-ja i vihet pas Rodrit, por spanjolli ka arritur marrëveshje tashmë me dikë tjetër