SBASHK për 100 eurot: Kryeministër t’u rritë nera, e bëtë veç pse iu ka tekur- Edhe qortoji pak dofarë zëdhënësish tuaj

SBASHK për 100 eurot: Kryeministër t’u rritë nera, e bëtë veç pse iu ka tekur- Edhe qortoji pak dofarë zëdhënësish tuaj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë reaguar për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria Kurti. Ata po thonë se këto mjete do të ndahen vetëm për një muaj, e jo siç kanë kërkuar, deri në miratimin e Ligjit për Paga. Kështu sipas tyre, ky vendim nuk ka sjell zgjidhje. “SBASHK-u  i thotë […]

Ata po thonë se këto mjete do të ndahen vetëm për një muaj, e jo siç kanë kërkuar, deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Kështu sipas tyre, ky vendim nuk ka sjell zgjidhje.

SBASHK-u  i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik  deri të nis së implementuari Ligji i pagave”, thuhet në reagim.

Ata kanë paralajmëruar veprime sindikale pas 20 prillit.

” Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale  në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës”, thuhet më tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

Pjesa e parë e deklaratës së kryeministrit Kurti  para medieve të nderuara për 100 euro shtesë edhe për të punësuarit në sektorin publik krijoi një lloj entuziazmi dhe sindikatat menduan se Qeveria ka ndryshuar qëndrimin e gabuar  ndaj sindikatave dhe kërkesave të tyre legjitime, por pjesa e dytë e deklaratës së tij tregoi se ai bashkë me Ministrin Murati këtë veprim e kanë bërë pse u është tekur ashtu dhe se mbështetja me 100 euro vlen vetëm për një muaj.

SBASHK-u  i thotë Kryeministër t’u rrittë ndera, por kërkesat e SBASHK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik  deri të nis së implementuari Ligji i pagave. Që përfaqësuesit e sindikatave  të jenë të kyçur e të barabartë në procesin e përgatitjes së versionit të këtij Ligji, që është jetik për gjithë të punësuarit në sektorin publik dhe që të merren parasysh propozimet konkrete e të argumentuara të tyre dhe të inkorporohen në këtë Ligj me qëllimin e vetëm që punëtorët arsimorë të kenë vend meritor në këtë Ligj. Që të ketë  takime me Ministrit gjegjëse në vazhdimësi për të zgjidhur edhe kërkesat tjera legjitime të anëtarësisë. Kjo nuk po ndodh dhe pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale  në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBASHK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, Arsimi Parauniversitar, Universitete dhe në shumë institucione të kulturës.

Në fund Kryeministër me qëllimin më të mirë SBASHK po të këshillon qortoj pak dofarë zëdhënësish të Partisë, dofarë analistësh, që po flasin në emër të partisë tuaj e madje edhe ndonjë deputet, po ashtu të partisë suaj, që të ndalin deklaratat me plot shpifje e fyerje e kërcënime ndaj SBASHK-ut dhe në veçanti ndaj kryetarit Jasharaj. Ato nuk i bëjnë  nder as atyre e as Qeverisë dhe as Kosovës.

Të ngjashme
U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Rama mbërrin në Pallatin Elysee, këto janë temat e diskutimit gjatë takimit me Macronin

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Aksident në Berat, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një shqiptari, kapet me kokainë në Vërmicë