S`dihet a ka seancë, mblidhen grupet parlamentare të VV`së e PDK`së

S`dihet a ka seancë, mblidhen grupet parlamentare të VV`së e PDK`së

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sot para orëve vendimtare për zgjedhjen e presidentit. KOHA ka mësuar se Grupi Parlamentar i VV-së do ta mbajë mbledhjen në ora 13:30, ndërsa ai i PDK-së nga ora 14:00. Kosova ka hyrë në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit. […]

Grupet parlamentare të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) do të mblidhen sot para orëve vendimtare për zgjedhjen e presidentit.

KOHA ka mësuar se Grupi Parlamentar i VV-së do ta mbajë mbledhjen në ora 13:30, ndërsa ai i PDK-së nga ora 14:00.

Kosova ka hyrë në orët vendimtare për zgjedhjen e presidentit. Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati më 4 prill. E sipas Kushtetutës, Kuvendi nëse dështon ta zgjedhë presidentin jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, atëherë shteti shkon në zgjedhje të reja. Ka pasur interpretime të ndryshme se a duhet të jetë kjo datë 4 apo 5 marsi. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu pati thënë se është 4 marsi, e në LDK një ditë më herët u shprehën se afati përfundon më 5 mars.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi.

Sipas Kushtetutës, për ta propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime të deputetëve. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota./Periskopi

Të ngjashme
Arrestohet në kufi një shtetas i huaj, dyshohet për dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës

Arrestohet në kufi një shtetas i huaj, dyshohet për dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë

MPJD-ja u bën thirrje qytetarëve që të shmangin udhëtimin përmes Serbisë

Përshkallëzohet konflikti, SHBA përdor dronë detarë për herë të parë në sulmet ndaj Iranit

Përshkallëzohet konflikti, SHBA përdor dronë detarë për herë të parë në sulmet ndaj Iranit

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës premtojnë spektakël: Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentinë për një vend në finale

Gjysmëfinalet e Kupës së Botës premtojnë spektakël: Francë-Spanjë dhe Angli-Argjentinë për një vend në finale

Dyshohet për helmim nga ushqimi në një piceri në Prishtinë, Policia ka nisur hetimet – krejt çka dihet deri tani

Dyshohet për helmim nga ushqimi në një piceri në Prishtinë, Policia ka nisur hetimet – krejt çka dihet deri tani

Shqipëria dhe Kosova po zbrazen: Dy ndër vendet me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë

Shqipëria dhe Kosova po zbrazen: Dy ndër vendet me tkurrjen më të madhe të popullsisë në Evropë

ShBA nis një sulm të ri raketash ndaj Iranit

ShBA nis një sulm të ri raketash ndaj Iranit

Hoffenheimi konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për Fisnik Asllanin

Hoffenheimi konfirmon interesimin e klubeve të mëdha për Fisnik Asllanin

Moti ditëve në vazhdim

Moti ditëve në vazhdim

Tre të lënduar në vetaksidentin në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, policia jep detaje

Tre të lënduar në vetaksidentin në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, policia jep detaje

Vdekja e papritur e senatorit amerikan, FBI nis hetimet, një ditë më parë ishte në Ukrainë

Vdekja e papritur e senatorit amerikan, FBI nis hetimet, një ditë më parë ishte në Ukrainë

Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e personave që dyshohet se u helmuan në piceri

Klinika Infektive jep detaje për gjendjen e personave që dyshohet se u helmuan në piceri