“Seanca e grushteve” – Nis procesi gjyqësor, paraqiten në gjykatë deputetët e VV-së dhe PDK-së

“Seanca e grushteve” – Nis procesi gjyqësor, paraqiten në gjykatë deputetët e VV-së dhe PDK-së

Ka nisur procesi gjyqësor në rastin për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi janë të pranishëm në sallë. Seanca fillestare ishte paraparë për 3 prill, por ishte shtyrë në mungesë të Bislimit dhe Lushtakut. Të katër zyrtarët […]

Ka nisur procesi gjyqësor në rastin për përleshjen e ndodhur më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e Partisë Demokratike Mërgim Lushtaku, Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi janë të pranishëm në sallë.

Seanca fillestare ishte paraparë për 3 prill, por ishte shtyrë në mungesë të Bislimit dhe Lushtakut. Të katër zyrtarët e shtetit akuzohen për rastin e përleshjes.

I dëmtuar në rast është ministri i Financave, Hekuran Murati, që po ashtu është i pranishëm.

Bislimi akuzohet se më 13 korrik 2023 ka përdorur dhunë fizike ndaj Lushtakut që i kishte hedhur ujë Bislimit. Bislimi akuzohet për “sulm”.

Edhe Lushtaku po ashtu akuzohet për “sulm” ndaj Bislimit.

E deputeti tjetër Hajdar Beqa akuzohet “për sulm” ndaj ministrit Hekuran Murati, por edhe se duke ia tërhequr syzat ka kryer veprën “asgjësim apo dëmtim të pasurisë”.

Deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu, akuzohet për “lëndim të lehtë trupor” për goditjen ndaj Muratit.

Avokatja e deputetit Lushtaku, Besiana Ismaili, ka deklaruar se e posedon aktakuzën por jo edhe provat.

“Edhe përkundër kërkesës e parashtruar prej avokatit Faton Fetahu më 24 prill 2024, nuk jemi pajisur me të gjitha shkresat e lëndës”, ka thënë ajo, derisa prokurorja Nebahate Salihu ua ka dhënë provat./koha.net

Të ngjashme
Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot