Seanca për Planin Zhvillimor Komunal, Ministria e Mjedisit gjen 28 pika që i shkeli Përparim Rama – DOKUMENT

Seanca për Planin Zhvillimor Komunal, Ministria e Mjedisit gjen 28 pika që i shkeli Përparim Rama – DOKUMENT

Kuvendi Komunal i Prishtinës mbanë sot seancë të jashtëzakonshme, raporton Periskopi. Në rend të ditës për seancën e sotme është vetëm një pikë: propozim-vendimi për të lënë në shqyrtim publik projekt-dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal. Ministria e Mjedisit,Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures përmes një dokumenti vlerësues ka konkluzuar se janë 28 pika të cilat kryetari i […]

Në rend të ditës për seancën e sotme është vetëm një pikë: propozim-vendimi për të lënë në shqyrtim publik projekt-dokumentin e Planit Zhvillimor Komunal.

Ministria e Mjedisit,Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktures përmes një dokumenti vlerësues ka konkluzuar se janë 28 pika të cilat kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka shkelur.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se refuzimi për të votuar sot për nxjerrjen në shqyrtim publik të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) do të përbënte mohimin e të drejtës së qytetarëve për të qenë pjesë e procesit vendimmarrës mbi zhvillimin e kryeqytetit.

“Sot votohet për transparencë të plotë”, u shpreh Rama në një reagim publik.

Ai theksoi se pas një viti e gjysmë bllokimesh, PZHK-ja vazhdon të pengohet “nga ata që nuk po duan që qytetarët të kenë qasje, informacion dhe të drejtë fjale për të ardhmen e qytetit”.

Sipas Ramës, votimi i sotëm në Kuvendin Komunal nuk ka të bëjë me miratimin përfundimtar të planit, por me mundësinë që ky dokument të bëhet publik dhe të hapet për komente, propozime dhe vërejtje nga qytetarët.

“Nëse nuk votohet sot, qytetarëve u mohohet e drejta të jenë pjesë e një procesi që vendos për lagjet, infrastrukturën, gjelbërimin dhe zhvillimin urban të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai i bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të Kuvendit Komunal që të dëshmojnë përkushtim ndaj një qeverisjeje të hapur dhe të ndershme, duke vlerësuar se ky është momenti për të parë qartazi “kush po voton për jo-transparencë e kush po bllokon”.

Ndryshe, opozita kryesore në kryeqytet, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, ku do të shqyrtohet PZHK-ja. Sipas një reagimi të kësaj partie, plani i propozuar është i paligjshëm.

Ky grup i ka bërë thirrje asamblistëve të subjekteve të tjera politike që ta bojkotojnë mbledhjen e së enjtes, që “të mos e legjitimojnë me praninë e tyre një dokument që rrezikon të kthehet në pasojë për të ardhmen e qytetit”.

Sipas LVV-së, ky është proces joligjor, joprofesional dhe i dëmshëm për Prishtinën.

“Ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin Ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore. Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore”, thuhet në reagimin e LVV-së./Periskopi/

 

 

Të ngjashme
Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Siguri apo mbikëqyrje? Kamerat bëhen të detyrueshme në veturat e reja në Zvicër

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Haradinaj ndan pamje duke vrapuar: 27 vjet Liri, Kosovë gëzuar

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Skandal në kampin e Anglisë: Vidhen pajisje me vlerë 18 mijë dollarë

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin