Seancat e 5-6 marsit mund të dështojnë, PAN’istët kundërshtojnë mbajtjen e tyre në data historike

Seancat e 5-6 marsit mund të dështojnë, PAN’istët kundërshtojnë mbajtjen e tyre në data historike

Kryesia e Kuvendit të Kosovës  sot ka marrë vendim që me kërkesë të partive opozitare, më 5 dhe 6 mars të mbahen dy seanca  të jashtëzakonshme. Deputetët opozitarë duan që në Kuvend të flasin për shpenzimet e kremtimit të 11 vjetorit  të pavarësisë dhe për funksionalizimin e KQZ’së. Por reagim të ashpër kanë shprehur koalicioni […]

Por reagim të ashpër kanë shprehur koalicioni qeveritar. Nga PDK AAK dhe Nisma thonë se 5 dhe 6 marsi janë ditët historike të Kosovës dhe përkujtimi për epopenë e UÇK’së. Në vend të seancave të jashtëzakonshme, ata kërkojnë seancë solemne për këtë shkak.

Deputeti i AAK’së, Ahmet Isufi për Periskopin ka thënë se këto kërkesa janë krejt të pakuptimta. Sipas tij, opozita po e vazhdon një politikë të ulët duke mos respektuar as datat e rëndësishme.

‘’Ato janë seanca kretësisht të pakuptimta. Kur kemi parasysh që janë ditët historike të Epopesë së Jasharajve dhe vërtetë këtu shihet një politikë  e ulët e cila po vazhdon në Kosovë, duke mos respektuar as datat më të rëndësishme të së kaluarës sonë’’, ka thënë Isufi.

Ahmet Isufi nuk ka treguar nëse deputetët e AAK’së do të shkojnë në këto seanca, megjithatë thotë se ata do të jenë në nderime të familjes Jasharaj dhe epopesë së lavdishme.

‘’Ne nuk jemi konsultuar por besoj që deputetët e Aleancës do të jenë në nderime të familjes Jasharaj dhe kësaj epopeje të lavdishme’’’, ka përfunduar Isufi.

Në anën tjetët, deputetja e PDK’së Ganimete Musliu e ka quajtur të turpshme caktimin e seancave po në këto data. Sipas saj, duhet të bojkotohen.

‘’Turpi s’paska fund!!! 5.6 dhe 7 Marsi duhet te jete feste kombetare e morale per vendin dhe popullin tone, feste e cila bashkon shqiptaret, feste qe na bene te reflektojme per punen tone te perditshme, feste qe na orjenton si popull e si shtet. Ne vend qe te organizohet seance solemne ne keto data per te nderuar sakrificen dhe trimerine e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe te familjes se tije opozita e paska zgjedhur te mbaje seance pikerisht kete dite per te qeruar hesape politike me Qeverine e vendit. Sikur nuk paskan mbete dite tjera ne kalendar per pune te tilla. Kjo seance definitivisht duhet te bojkotohet’’, ka thënë Musliu.

Njëzëri është shprehur edhe deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka.

‘’Nuk po di çfare hajvanati jemi per me caktu seance te jashtezakonshme me 5 dhe 6 mars, kur dihet qe jane netete e Epopese te lavdishme te Jasharajeve dhe UÇK se. Krejte kemi rreshqite’’, ka theksuar Zeka.

Deputetja e Partia Socialdemokrate, Shqipe Pantina, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka njoftuar se më 5 dhe 6 mars, do të mbahen seancat e jashtëzakonshme me dy kërkesat e opozitës.

“Qeveria duhet të japë llogari se si i ka shpenzuar mjetet. Propozuesit kanë propozuar që grupet parlamentare të hartojnë një rezolutë. Për keqpërdorime të tilla dikush të jap përgjegjësi, po ashtu edhe dorëheqje. Kërkesa e dytë është funksionalizi i KQZ-së, për emërimin e anëtarëve të KQZ-së, është përgjegjësi e presidentit. Kërkesa e jonë është që të thirren seanca të rregullta çdo të enjte, e jo më shumë se 10 pika. Ne kemi 60 pika të rendit të ditës që kanë mbetur nga seancat e mëhershme”, ka thënë ajo./PERISKOPI/

Të ngjashme
Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Hiqet tabela me emrin e Gjingjiqit në Mitrovicën e Veriut, mbetet ajo me emrin e Isa Boletinit

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Ndalohen dy shtetas serbë, në veturë u gjenden dokumente false

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Vrasja e policit në Shqipëri, Policia del me njoftim zyrtar

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Arrestohet një person në Graçanicë, policia i gjen armë dhe drogë

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit çmimet e naftës bien

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit