Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve i drejtohet Kurtit: Ndalo fushatën e shpifjeve ndaj gazetarëve – këto janë praktika mafioze

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve i drejtohet Kurtit: Ndalo fushatën e shpifjeve ndaj gazetarëve – këto janë praktika mafioze

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutiérrez, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të anëtarit të Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, i cili ka ofenduar mediat dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke i quajtur “aleancë e grupeve kriminale”. Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Gutiérrez i ka kërkuar […]

Në një mesazh të publikuar në rrjete sociale, Gutiérrez i ka kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që të ndërhyjë menjëherë dhe t’i japë fund asaj që ai e quan “fushatë shpifëse” e iniciuar nga një pjesëtar i partisë së tij.

Ai ka theksuar se krahasimi i AGK-së – organizatë e respektuar e gazetarëve në Evropë – me një grup kriminal është “i turpshëm dhe i padenjë”. Sipas tij, AGK po kryen misionin e saj legjitim: mbrojtjen e gazetarëve dhe gazetarisë.

“Z. Kurti, duke toleruar shpërthime të tilla, ju po i dëmtoni gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe vetë vendin tuaj,” ka shkruar Gutiérrez.

Postimi i tij i plotë:

Kryeministër në detyrë Kurti,
Ju bëj thirrje që menjëherë t’i jepni fund fushatës shpifëse që po zhvillohet nga një anëtar i partisë suaj kundër gazetarëve.

Sami Kurteshi e ka përshkruar organizatën tonë partnere, Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), si një “aleancë e grupeve kriminale”.

Krahasimi i një organizate shumë të respektuar të gazetarëve evropianë me një grup kriminal është njëkohësisht i turpshëm dhe i padenjë. AGK është një organizatë e respektuar që thjesht po e kryen punën e saj, që është mbrojtja e gazetarëve dhe e gazetarisë.

Z. Kurti, duke toleruar shpërthime të tilla, ju po i cenoni gazetarët, besueshmërinë e tyre dhe vendin tuaj, duke lejuar që vetë partia juaj, VV-ja, të denigrojë këdo që guxon t’ju kërkojë llogari juve dhe vendimmarrësve të tjerë.

Turp për partinë tuaj! Ju bëj thirrje t’i jepni fund kësaj frikësimi para se të jetë tepër vonë.

Kam parë shumë gazetarë të përballen me abuzime dhe sulme fizike, shumë shpesh pas denigrimeve publike. Ju keni përgjegjësi t’i ndalni këto praktika që ngjasojnë me mafien.

Përndryshe, do të jeni bashkëpjesëmarrës në to.

Sami Kurteshi me ‘agresion’ të ri ndaj AGK’së dhe gazetarëve, i quan kriminelë dhe vrasës

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?