Sekretari i VV-së tenton ta luaj ekspertin: Rrëshqet në ofendime ndaj djalit të heroit Sali Çekaj

Sekretari i VV-së tenton ta luaj ekspertin: Rrëshqet në ofendime ndaj djalit të heroit Sali Çekaj

VV ka shënuar rënie të numrit të votave me postë. Kjo rënie po nxit reagime nga VV, të cilët po akuzojnë për manipulime me vota. Partia që pati rritje ishte LDK. Kandidati që u dallua për numrin e votave është Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj. Kjo ka bërë të dal me një reagim […]

VV ka shënuar rënie të numrit të votave me postë. Kjo rënie po nxit reagime nga VV, të cilët po akuzojnë për manipulime me vota. Partia që pati rritje ishte LDK. Kandidati që u dallua për numrin e votave është Hysen Çekaj, djali i heroit Sali Çekaj.

Kjo ka bërë të dal me një reagim sekretari i Përgjithshëm i LVV-së, Alim Rama. Ai ka kërkuar hetim për të procesit zgjedhor.

Rama tha se ky proces zgjedhor është i kurdisur për Çekajn.

“Mijëra fletëvotime të fotografuara nga vëzhguesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë një tregues se votimi për Çekajn dhe të tjerët është i kurdisur dhe i manipuluar siç duket nga një grup i organizuar. Në këto fletëvotime dallohet qartë një shabllon i përsëritur: votat shkojnë për kandidatët me numër Lumir Abdixhiku 1, Kujtim Shala 2, Doarsa Kica Xhelili 3, Hysen Çekaj 80, ndërsa më pas kandidatëve të tjerë si: Bahrije Hyseni 99, Alban Zogaj 22, Gazmend Muhaxheri 5, Jeta Rafuna Hasani 45, dhe Fatmir Asllani 61. Kjo shpërputhje e votave bëhet edhe më e dukshme kur shikohet dallimi mes votave të LDK-së në komuna të caktuara, siç është rasti i komunës së Skenderajt, ku numri i votave përmes postës nga mërgata 497 e tejkalon numrin e votave të marra në Kosovë 419”, shkroi ai.

Ai madje akuzoi për falsifikim me vota.

Sipas tij shumë fletëvotime që përmbajnë votën për Çekajn duken kopje.

“Shumë fletëvotime që përmbajnë votën për Çekajn dhe të tjerët duken si kopje identike, ngjashmëri kjo që ngre dyshime mbi autenticitetin e tyre. Për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, është thelbësore që të bëhet një hetim i plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara për të siguruar një proces zgjedhor të pastër, të drejtë dhe të ndershëm”, tha ai.

Parregullsi të shumta në votimin e mërgatës me postë!

Procesi i numërimit të votave me postë nga mërgata ka zbuluar…

Posted by Alim Rama on Tuesday, March 4, 2025

Të ngjashme
Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

Enver Hasani: Kosova nuk guxon të mbetet jashtë projektit të gazit amerikan

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

“Matuf plak” - Aktivistja e VV-së me fyerje ndaj Rifat Jasharit, pasi priti të pamen me Sami Lushtakun për Sahit Jasharin

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë