Serbët bllokojnë rrugën drejt Jarinjës

Serbët bllokojnë rrugën drejt Jarinjës

Qytetarë serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale në Rashkë, në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë, duke shkaktuar pengesa serioze në qarkullim dhe duke ndaluar hyrjen e automjeteve në territorin e Kosovës. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në një postim të martën vonë ka thënë se është njoftuar nga qytetarë për bllokadën në rrugë, ndërsa […]

Qytetarë serbë kanë bllokuar rrugën magjistrale në Rashkë, në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë, duke shkaktuar pengesa serioze në qarkullim dhe duke ndaluar hyrjen e automjeteve në territorin e Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) në një postim të martën vonë ka thënë se është njoftuar nga qytetarë për bllokadën në rrugë, ndërsa edhe vetë kanë vërejtur rënie drastike të lëvizjes së mjeteve.

“Ju njoftojmë se kemi informata nga disa qytetarë se magjistralja në Rashkë, në drejtim të Jarinjës, është e bllokuar nga disa qytetarë serbë. Ne kemi vërejtur më herët se qarkullimi i automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës është shumë i vogël, sepse kemi informata se vetëm nga qyteti i Novi Pazarit mund të qarkullojnë automjetet,” thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Sipas tyre, për momentin nuk është regjistruar asnjë kamion apo automjet që ka hyrë në Kosovë përmes Jarinjës.

Autoritetet kufitare i kanë bërë thirrje udhëtarëve që të shmangin këtë drejtim dhe të përdorin pika alternative deri në normalizimin e gjendjes.

Në orën 18:00, serbët për pak minuta bllokuan rrugën që të shpie drejt Merdarit.

Bllokimet vijnë në ditën kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në vendosjen e gurthemeleve për ndërtimin e dy urave mbi Ibër./Periskopi/

Të ngjashme
Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë

Kosova me deficit të lartë tregtar, ekspertët kërkojnë mbështetje për prodhuesit vendorë