Serbët lanë institucionet, Ibishi për Periskopin tregon si mund të funksionojë policia e doganat edhe pa ta

Serbët lanë institucionet, Ibishi për Periskopin tregon si mund të funksionojë policia e doganat edhe pa ta

Sot Lista Serbe ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme nga e cila u mor vendim që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës. Ky vendim i tyre erdhi pas suspendimit të Drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Verut, Nenad Gjuriq, i cili nuk kishte përfillur vendimet e drejtorisë qendrore nga Prishtina për […]

Megjithatë, ky largim i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është që pengon  funksionimin e tyre.

Kështu tha për Periskopin njohësi i sigurisë, Nuredin Ibishi.

“Është paralajmëruar edhe ditë më herët prej serbëve dhe kjo është e pritur, por që funksionimi i institucioneve vazhdon të rrjedhë pa marrë parasysh a janë pjesë e tyre. Mendoj se sa ai përket funksionimit të policisë dhe doganave do të vazhdoj edhe pa pjesëmarrjen e tyre, nuk është një situatë e rregullt, e zakonshme, por që edhe në këtë situatë funksionimi do të vazhdojë me policët e tjerë”, tha Ibishi për Periskopin

Njohësi i Sigurisë shtoi se për këtë është dashur që më herët të veprojnë edhe ndërkombëtarët që serbëve tu bëhet me dije që mos të marrin këso vendim të tilla.

“Faktori ndërkombëtar duhet të kërkoj që ata të kthehen dhe të vazhdojnë edhe  punën, ky paralajmërim ka qenë edhe më herët në disa raste. Edhe në këtë mënyrë do të funksionoj sistemi, por realisht është pritur që faktori ndërkombëtarë të ndërhyjë, në kuptimin e saj që ata të kthehen”, përfundoi Ibishi.

Se largimi i serbëve nuk është pengesë për funksionimin e institucioneve të vendit kishte thënë edhe njohësi i Kushtetutes, Mazllum Baraliu.

Ai në një prononcim për Periskopin dy ditë më parë tha se Lista Serbe “po instrumentalizohet haptazi kundër institucioneve tona dhe rendit kushtetues duke qenë i dirigjuar nga Moska në Beograd dhe nga Vuçiqi në Prishtinë”

“Nuk bëhet asgjë, ata nëse dojnë mund të luten me sjell dikë tjetër, por nëse jo institucionet funksionojnë dhe asgjë askujt. Kjo është një shenjë që ai po instrumentalizohet haptazi kundër institucioneve tona dhe rendit kushtetues duke qenë i dirigjuar nga Moska në Beograd dhe nga Vuçiqi në Prishtinë. Nuk mund ta pengojnë asgjë të funksionojë qeveria dhe institucionet edhe nëse tërhiqen ata, edhe ashtu nuk prezantojnë interesat e komunitetit të tyre”, kishte thënë Baraliu.

Lexo edhe: https://www.periskopi.com/cka-mund-te-ndoooodh-nese-serbet-largohen-nga-institucionet-tregon-per-periskopin-njohesi-i-kushtetutes/.

Rakiq  sot ka kushtëzuar kryeministrin Albin Kurti me tërheqje nga targat dhe formim të Asociacionit.

“Kjo konkretisht do të thotë – derisa ai (Albin Kurti) të tërheqë vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojë Asociacionin e Komunave Serbe në përputhje me marrëveshjen e parë dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të lidhura në këtë çështje në dialog”, tha Rakiq./IlirianaXhylani-Periskopi

 

Të ngjashme
“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

“Mirë se erdhe i dashur Edi Rama”, Macron: Dinamika shumë e mirë e marrëdhënieve Shqipëri-Francë dëshmon afërsinë tonë

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Dugolli mohon përfshirjen e VV’së në protestat kundër Ramës: LVV s’ka të bëjë asgjë, thjeshtë disa eksponentë po solidarizohen me kërkesat e qytetarëve

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Terror në Vlorë: 36-vjeçari djeg automjetin dhe qëllon me armë gjahu në ajër

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Zyrtare: Giovanni Malago zgjedhet president i Federatës Italiane të Futbollit

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Rikthehen mesazhet mashtruese në Kosovë, policia apelon për kujdes

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në