Serbi që mori pjesë në luftën e Kosovës e u emërua zv.ministër nga Kurti: Nuk kam turp nga e kaluara ime

Serbi që mori pjesë në luftën e Kosovës e u emërua zv.ministër nga Kurti: Nuk kam turp nga e kaluara ime

Radoica Radomiroviq, me prejardhje nga Leposaviqi, ishte i përzgjedhuri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim. E kaluara e Radomiroviq nuk duket se i pengoi Kurtit që ta dekretonte si zëvendësues të Nenad Rashiqit, kryesuesit të ministrisë në fjalë. Radomiroviq, siç ka mësuar Gazeta Insajderi nga […]

Gazeta Insajderi ka kontaktuar numrin dy të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për një koment për të kaluarën e tij. Radomiroviq ka thënë se s’ka frikë nga e kaluara e tij, derisa shtoi se ka kryer detyra administrative në ushtrinë e ish-Jugosllavisë.

“Të gjithë e dinë se kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave, kam punuar në Mitrovicë në kazermë si Civil në detyra administrative, gjatë luftës kam paguar shujta dhe rroga pjesëtarëve të UJ-sëPosedoj edhe vendim me vete që kam qenë civil në shërbim të UJ-së, deklaroi ai për Insajderin.

Mediumi ka pyetur Radomiroviqin nëse ka qenë në dijeni kryeministri Kurti për të kaluarën e tij, mirëpo i njëjti nuk ka pranuar të përgjigjet për këtë.

Çdo njeri i ndershëm nuk ka turp dhe frikë nga e kaluara e tij, sigurisht që të gjithë në zonën time e dinë që u kam paguar shujta  rezervistëve”, thotë më tej ai.

Më 25 maj të këtij viti, kryeministri Kurti emëroi Radomiroviqin si zëvendës të Rashiqit, duke liruar nga detyra Gazmen Salijeviqin që mbante atë detyrë deri atëherë.

Në komunikatë të kryeministrisë për emërimin e Radomiroviqit, thuhej se Kurti “e uroi Radomiroviqin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.

 

Të ngjashme
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën

Përparim Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali paska refuzu me pranu padinë – mos ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK’në

Përparim Rama publikon dokumentin: Dejona Mihali paska refuzu me pranu padinë – mos ka qenë e zanun duke e mbrojtë LDK’në

Publikohen formacionet Ekuadori – Gjermania

Publikohen formacionet Ekuadori – Gjermania

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Njerëzit në Venezuelë detyrohen të flenë në rrugë pas tërmetit

Njerëzit në Venezuelë detyrohen të flenë në rrugë pas tërmetit

Komuna e Prishtinës: Do të rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, Instituti dha pëlqimin

Komuna e Prishtinës: Do të rifillojnë punimet për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, Instituti dha pëlqimin

Ikballe Huduti person non-grata në Shqipëri, ministri Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare, kemi të dhëna për personat që përbëjnë rrezik

Ikballe Huduti person non-grata në Shqipëri, ministri Lamallari: Kërcënon sigurinë kombëtare, kemi të dhëna për personat që përbëjnë rrezik

200 mijë euro nga investimet kapitale përfundojnë në paga jubilare e shujta në Deçan

200 mijë euro nga investimet kapitale përfundojnë në paga jubilare e shujta në Deçan

Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Pse Ardon Jashari ka mbetur në stol te Zvicra në Botëror? Yakin zbulon arsyen e fortë

Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur në Venezuelë

Amerikanët vlerësojnë se mund të ketë deri në 10 mijë të vdekur në Venezuelë

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Sot dita e 26-të e protestës në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë

Gjykimi për aksidentin me fatalitet në Prishtinë, eksperti thotë se viktima s’kishte dalë befasishëm në rrugë