Serbia kundër Kosovës në KiE, Stano: S’dua të hyj në detaje çfarë ka thënë Vuçiq, të dyja palët dënohen për moszbatim

Serbia kundër Kosovës në KiE, Stano: S’dua të hyj në detaje çfarë ka thënë Vuçiq, të dyja palët dënohen për moszbatim

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve që Serbia po e shkel marrëveshjen me themelimin e një ekipi që do ta kryesojë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të luftuar anëtarësimin e Kosovës. Stano përsëriti se të dyja palët do të përballen me “pasoja serioze” në rrugën integruese […]

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt në pyetjen e gazetarëve që Serbia po e shkel marrëveshjen me themelimin e një ekipi që do ta kryesojë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, për të luftuar anëtarësimin e Kosovës.

Stano përsëriti se të dyja palët do të përballen me “pasoja serioze” në rrugën integruese drejt BE-së, por nuk foli veçanërisht për Serbinë dhe veprimin e saj të fundit me të cilin shkel Artikullin 4 të marrëveshjes për moskundërshtim të Kosovës në anëtarësimin në organizata të huaja.

“Nuk do të hyj në detaje se çfarë ka njoftuar presidenti Vuçiq dhe çfarë synon të bëjë. Do të them pritshmërinë bazike të Bashkimit Europian për të dyja – nga Serbia dhe Kosova: Pa asnjë vonesë të mëtejshme të fillojnë të zbatojnë marrëveshjen që të dyja u pajtuan më shumë se një vit më parë në Ohër. Kjo është e rëndësishme”.

Ai tha se zbatimi i kësaj marrëveshje është urgjenca kryesore për Bashkimin Europian.

“Nëse ata dështojnë ose vazhdojnë të dështojnë të zbatojnë atë për të cilën janë marrë vesh, pastaj do të ketë pasoja serioze. Dhe këto pasoja janë të lidhur në rrugën e integrimit. Sepse një pjesë e marrëveshjes së dakorduar është që zbatimi dhe progresi i arritur në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit do jetë tani i lidhur me progresin e tyre në rrugën integruese të BE-së”.

Stano nuk përmendi pasoja specifike, por tha se ato do të ndjehen nga të dyja palët.

“Paaftësia për të zbatuar do të ndjehet nga të dyja palët në një kontekst më të gjerë për të vazhduar në rrugën europiane”.

Këtë vit pritet të ketë më pak popullsi se në vitin 2011, shkak migrimi e nataliteti

Të ngjashme
Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat