Serwer: Mendoj se administrata Trump do të dëshirojë që Brukseli të marrë drejtimin e dialogut

Serwer: Mendoj se administrata Trump do të dëshirojë që Brukseli të marrë drejtimin e dialogut

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se administrata aktuale e ShBA-së ka të ngjarë që t’ia lë Brukselit drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse në çështjet e tjera SHBA-ja dhe BE-ja janë në trajektore të ndryshme. Sipas tij, përveç mbështetjes së fortë që Administrata Trump i ka dhënë sovranitetit dhe integritetit […]

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk kanë dhënë indikacione të qarta lidhur me qasjen që do ta aplikojnë në Ballkanin Perëndimor, ka thënë eksperti amerikan për rajonin, Daniel Serwer. Përveç mbështetjes së fortë që administrata aktuale i dha sovranitetit të Bosnjë e Hercegovinës, Serwer thotë se diçka e ngjashme nuk është parë edhe në raport me Kosovën.

“Tani për tani, rajoni është në autopilot. Përveç mbështetjes së fortë që administrata i ka dhënë sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës, nuk kam parë indikacione se cila do të jetë politika. Kjo është vazhdimësi e qëndrimit ekzistues amerikan, por e ritheksuar me zë të lartë dhe në mënyrë të dobishme. Nuk kam parë ende diçka të ngjashme për Kosovën”, ka thënë Serwer.

Përfshirja eventuale e SHBA-së është përmendur në kontekstin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke iu referuar mandatit të parë kur Donald Trump kishte shtyrë palët drejt një marrëveshjeje ekonomike.

Me gjithë trajektoren që morën raportet ShBA-BE pas kthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, kur vije puna tek dialogu, sipas Serwerit, Uashingtoni duket se do t’ia lë Brukselit.

“Unë mendoj se kjo administratë do të dëshirojë që Brukseli të marrë drejtimin e dialogut. Në përgjithësi, SHBA-ja dhe BE-ja janë në trajektore të ndryshme sot, por ende nuk kam parë ndonjë tregues për këtë në çështjen e dialogut”, ka shtuar ai.

Së fundi, “Al Jazeeera” raportoi se SHBA-ja do ta emërojë Colleen Hyland zëvendësndihmës sekretare për Ballkanin Perëndimor, në vend të Alexander Kasanofit. Hylandi është diplomate me përvojë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.

Serwer thotë se emërimi eventual i Colleen Hyland nuk tregon as vazhdimësi e as ndryshim të qasjes së administratës aktuale në raport me Ballkanin. Sipas tij, Hyland do të bëjë atë që dëshiron administrata e Trumpit.

“Ajo më duket jashtëzakonisht e kualifikuar. Ajo është një profesioniste. Por ajo do të bëjë atë që dëshiron administrata, e cila ende nuk është e qartë”, ka potencuar Serwer.

Gjatë presidencës së tij të parë 2017-2021, Donald Trump e trajtoi çështjen e Kosovës kryesisht përmes një qasjeje të orientuar drejt marrëveshjeve ekonomike, edhe pse atë kohë diskutimet bëheshin edhe për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë. Gjatë presidencës së parë ishte caktuar edhe një emisar i posaçëm për dialogun, Kosovë-Serbi. Nën ndërmjetësimin e Richard Grenellit më 4 shkurt 2020, Kosova dhe Serbia patën nënshkruar marrëveshjen e ashtuquajtur për normalizim ekonomik.

Marrëveshja e Uashingtonit u promovua si një sukses i diplomacisë së tij, ndonëse theksi ishte kryesisht në bashkëpunimin ekonomik dhe më pak në çështjet politike.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, vazhdon të proklamohet si udhërrëfyes për shmangien e konfliktit dhe normalizimin e marrëdhënieve. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 krijoi kornizën për normalizimin, por mungesa e implementimit ka ngritur pikëpyetje mbi seriozitetin e këtij procesi.

Zyrtarë perëndimorë në vazhdimësi kanë ngritur shqetësimin se nëse Serbia dhe Kosova nuk arrijnë një kompromis, situata mund të mbetet e ngrirë, me rrezikun e përshkallëzimit të tensioneve në veri të vendit.

Kosova prej vitesh kërkon një mbështetje më të fortë ndërkombëtare për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe në NATO. Zyrtarë të SHBA-së në disa raste e kanë bërë të qartë se për ta ndihmuar Kosovën në këtë proces, duhet normalizim i marrëdhënieve me Serbinë dhe ujdi, e cila i kontribuon stabilitetit në rajon./Periskopi/

Të ngjashme
Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

Aprovohen 73 mijë zarfe nga votimi me postë i diasporës, KQZ vazhdon numërimin e tyre

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

“Kush është ky njeri?”, Haradinaj për Kurtin: Njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi këmbësoren 73-vjeçare në Mitrovicë

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Prishtinë: Tre shtetas të huaj përfshihen në rrahje, u sekuestrohen pasaportat

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Nga e diela në të hënë, çmimi i naftës 2 cent më lirë

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për tentim-vrasje, kërkohej përmes Interpol-it

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Prishtina në gatishmëri për verën e nxehtë, komuna dhe zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Tarifat bankare ‘zhvasin’ qytetarët: Pagesat në sportel deri në 5 euro, shpërthejnë reagimet

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar

Mashtruan qytetarët duke marrë kredi në emër të tyre, arrestohet çifti shqiptar i shumëkërkuar