Shanë lart e poshtë, tash s’i shplojnë: Glauk Konjufca me veprime ‘ShIK-u’ për muralet në Kuvend

Shanë lart e poshtë, tash s’i shplojnë: Glauk Konjufca me veprime ‘ShIK-u’ për muralet në Kuvend

“Skënderbeu”, “Lidhja e Lezhës” dhe “Lidhja e Prizrenit”, janë tri nga muralet e vendosura në vitin 2004 në hollin e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo janë bërë 17 vite prej që këto murale nuk janë mbuluar dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me to. Në kohën kur Kuvendi i Kosovës, udhëhiqej nga ish-kryetari Kadri […]

Në kohën kur Kuvendi i Kosovës, udhëhiqej nga ish-kryetari Kadri Veseli, deputetët e opozitës së atëhershme kishin zbuluar këto murale, por të cilat ishin mbuluar menjëherë nga ana e Kuvendit, raporton Periskopi.

Tani kur Kuvendi është në ‘zotërim’ të njeriut të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, këto murale me motive kombëtare po vazhdojnë të qëndrojnë të mbuluara.

Glauk Konjufca dhe partia e tij më 2015, sa ishin në opozitë, zbuluan këto murale të cilat u patën zëvendësuar me disa të tjerë dhe mbuluar prapë dhe po qëndrojnë të mbuluara edhe sot.

Atëbotë, Vetëvendosje pati lëshuar komunikatë për këto murale, në të cilën s’patën lënë gjë pa thënë në drejtim të kryetarit të asokohe, Kadri Veselit, shkruan Periskopi.

Në reagimin e Vetëvendosjes, thuhej se Kadri Veseli turpërohej nga historia kombëtare, prandaj ka vendosur t’i mbulojë sërish ato.

“Kur të gjithë po festonin fitoren e madhe të Kombëtares, Veseli, sikur UNMIK-u më herët, i mbuloi muralet që shfaqin momentet më të rëndësishme kuvendore të historisë, për të mos e zemëruar Beogradin zyrtar”.

Vetëvendosje, në reagim, ia ka kujtuar Kadri Veselit kohën e ShIK-ut, duke thënë se po bën çmos për ta përmirësuar imazhin e tij.

“Trashëgiminë e Shefit të ShIK-ut është munduar ta shpërlajë me paraqitjen e tij prej një kryetari jashtëzakonisht të kujdesshëm të Kuvendit. Por, Veseli i vërtetë mbetet ai i ShIK-ut, shefi i punëve të fshehta, ai i vendimeve dhe veprimeve sekrete”.

Periskopi ka provuar të marrë një përgjigje nga Kuvendi i Kosovës lidhur me këto murale, mirëpo deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje.

Nuk dihet nëse edhe kryetari aktual i Kuvendit, Galuk Konjufca ‘po turpërohet nga historia kombëtare’./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?