SHBA`ja mirënjohëse ndaj Kosovës për mbështetjen në çështjen e migrantëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të bashkëpunuar në pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve nga vendet e treta. Pas raportimeve në media se Qeveria në detyrë e Kosovës është shprehur e hapur për të qenë pjesë e këtij procesi, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka […]

Pas raportimeve në media se Qeveria në detyrë e Kosovës është shprehur e hapur për të qenë pjesë e këtij procesi, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka konfirmuar për Klan Kosova se e vlerëson këtë bashkëpunim si pjesë e një prioriteti të rëndësishëm të Administratës Trump, përcjell Periskopi.

“Jemi mirënjohës ndaj partnerit tonë, Kosovës, për pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara dhe për lehtësimin e kthimit të sigurt të tyre në vendet e origjinës. E mirëpresim bashkëpunimin në këtë përparësi kyçe të Administratës Trump,” thuhet në deklaratën e ambasadës.

Më tej, theksohet se zbatimi i politikave të imigracionit të Administratës Trump mbetet një ndër prioritetet kryesore të Departamentit të Shtetit.

“Angazhimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është thelbësor për të parandaluar migrimin e paligjshëm dhe në masë, si dhe për të siguruar kufijtë tanë. Partnerët e SHBA-së dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe në masë. Siç ka deklaruar Sekretari Rubio, mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të ndaluar migrimin e paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të Amerikës,” përfundon reagimi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Të ngjashme
Nga Alfred Cako te Shkëlzen Gashi e Rron Gjinovci, dalin emrat e propozuar nga protestuesit për partinë “Shqipëri e re”

Trump dhe Macron do të takohen për darkë në pallatin e Versajës pas samitit të G7-ës

Ministri shqiptar pritet në Pentagon nga zv. Sekretari i Luftës, flasin për mbrojtje e siguri

Të akuzuarit për barrikadat në veri, me dosje të trasha kriminale

Edi Rama dënon sulmet dhe thirrjet për bojkot për koncertin e këngëtarit Yll Limani

KQZ del me detaje për votat me postë, tregon sa janë numëruar e sa janë anuluar në procesin e verifikimit

Vazhdon përgatitja për numërimin e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta

Xhaka i padiskutueshëm, Katari – Zvicra, formacionet zyrtare

Kryeministri i Pakistanit: Marrëveshja SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve

Nga varrezat drejt arratisjes spektakolare, si shqiptari 47-vjeçar u zhduk gjatë ceremonisë mortore të vëllait të tij në Australi

Nga PDK kategorik kundër një koalicioni me VV-në: S’duhet negociuar me ta për asnjë pozitë

Trump: Nesër nënshkruajnë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit

Tromp: Raporti i britanikëve shumë i rëndësishëm për gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve