Shëndetësi e mjera Shëndetësi: Rifat Latifi me disa deputetë, tallen e qeshen teksa flasin për problemet e shëndetit mendor

Shëndetësi e mjera Shëndetësi: Rifat Latifi me disa deputetë, tallen e qeshen teksa flasin për problemet e shëndetit mendor

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i cili po kritikohet gjithanshëm se nuk është që po lë shenjë në detyrën që ka marrë pas Arben Vitisë, dje pati një deklaratë skandaloze në Komisionin për Shëndetësi, ku ishte i ftuar të raportonte. Bashkë me të, skandalozë ishin edhe disa prej deputetëve – anëtarë të Komisionit, që qeshën […]

Kështu, fjala është për një deklaratë të Rifat Latifit, se e ka vizituar Klinikën e Psikikatrisë – e ku kujdeset të thotë ‘jo si pacient’ – duke stigmatizuar automatikisht pacientët që kanë nevojë për trajtim rreth shëndetit mendorë. E pas kësaj, pasojnë shakatë dhe plasë e qeshura turpëruese e deputetëve me këtë deklaratë.

“Kam vizitu shumicën e spitaleve rajonale. Kam vizitu shumë komuna, shumë qendra familjare nëpër rreth Kosovës. S’kam mbërri tana me i pa.  “Kam qenë një ditë në Psikatri, jo si pacient (plas e qeshura), por si ministër, me iu thanë të drejtën, ju kisha lutë ju të gjithë deputetëve shkoni në Psikatri, me e pa …(qeshet ministri, qeshen deputetët)”, thotë Latifi, përcjell Periskopi.

Ministri tutje e trashë humorin e tij tepër të zi:

“Shkoni si vrojtues, si doktora, si qytetarë, si reprezentues në Parlamentin e Kosovës”, thotë ministri, përcjell Periskopi.

Momenti i deklaratës, në videon e mëposhtme nga minutat: 1:12:20

Lidhur me këtë, ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Opinionistja Kimete Berisha, elaboron kështu deklaratën skandaloze, në një status të gjatë në Facebook, por që ne po e sjellim këtë pjesë:

“Tha: ‘kam shkuar në Psikiatri’, mo Zot si pacient, po si ministër.

Demek, është turp të kesh probleme mendore.

Besa, qeshën krejt deputetët.

Ata nuk e dinë se – Njeriu më i mirë vuan më së shumti.

P.S. Shih çka konsideron sukses ministri i shëndetësisë: Që e ka vizituar Psikiatrinë.

Nuk po i pranon kurrkush në vizita, edhe pak kanë me ia nis me lajmet:

‘Ministria e Drejtësisē e Kosovës e vizitoi Ministrinë e Industrisë së Kosovës”, thotë opinionistja Berisha.

Përveç Berishës, reagime nëpër rrjet, ka plot edhe nga gazetarët e opinionistë të tjerë.

Për Bind Sejën, drejtor ekzekutiv të Qendrës për Informim dhe përmirësim Social, sipas një deklarate që e lexuam në Nacionale, ministri Latifi e ka stigmën të përbrendësuar, që fillin e ka nga mendësia arkaike.

“Ministri së pari vetë e ka këtë stigmën të përmbrendsume, ku nihet i obligumë me kallxu që nuk po iu thotë me shku si pacientë atje; shumë koment nënçmues, dhe e panevojshme me u cekë”, tha ai.

Në dorë të kujt është shëndetësia kosovare, kështu?/Periskopi

Të ngjashme
Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Franca dhe Brazili shpërthejnë në kritika ndaj fushës së stadiumit ku do të luhet finalja e Botërorit 2026

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

Vance përshkroi disa përparime në bisedimet me Iranin – Çfarë tha ai

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

Vdekja e të riut në vendin e punës në Prizren, Azemi: Inspektorati s’po ia del t’i mbikëqyrë të gjitha rrezikshmëritë

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

“Paga kalimtare”: Mbi 150 mijë euro në muaj për ish-deputetët

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

KQZ deklarohet pas vendimeve të PZAP-it, Elezi: Po presim që vendimet të marrin formën e prerë

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

Irani publikon tre kushtet kryesore në negociatat me SHBA-në

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

50-vjeçari nga Drenasi humb jetën pas kontaktit me rrymën, QKUK jep detaje

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Tensione politike dhe incidente sigurie në ndeshjen Iran – Belgjikë në Botërorin 2026

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Shtatë të vdekur nga të shtënat në Çikago – Trump bën thirrje për ndërhyrje ushtarake

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Zhdukja e 5 vjeçarit kosovar në Zvicër, policia e Aargaut jep detaje

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve reagon ndaj KPM-së që gjobiti mediat në Kosovë: Kjo është formë censure