Shfaqen probleme në thirrjet në Vala, Telekomi sqaron situatën

Telekomi i Kosovës ka njoftuar se të enjten komunikimi përmes telefonisë Vala ka qenë i pamundur për shkak të disa problemeve teknike në sistemin operativ të Valës, shkruan Periskopi. Zëdhënësi i Telekomit, Fadil Lepaja, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak se ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njetën kohë […]
Zëdhënësi i Telekomit, Fadil Lepaja, ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak se ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njetën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil.
“Mbëmë TK ka filluar migrimin e platformave të reja dhe në të njetën kohë implementimin e kodit shtetëror mobil. Është përfunduar migrimi i Databazës se Konsumstoreve mobil.”-tha Lepaja.
Në fund, Telekomi u ka bërë thirrje konsumatorëve që mund të kenë vështirësi në komunikim për durim dhe mirëkuptim.












