SHIFRAT: Si u bë që Kurti të premtonte se do të ishte kryeministër më i dobët se Haradinaj, Mustafa e Thaçi?

SHIFRAT: Si u bë që Kurti të premtonte se do të ishte kryeministër më i dobët se Haradinaj, Mustafa e Thaçi?

Rishpërndarje radikale buxhetore ka premtuar z.Albin Kurti që pardje u votua si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës. Një gjë e tillë nënkupton se do të ketë përpjekje të menjëhershme në qeveri për të përpiluar buxhetin e vitit 2020, pasi afatet e përcaktuara po skadojnë. Por, si do të duket buxheti kosovare pas katër […]

Kurti bëri të ditura një varg masash që do të ndërmerreshin bazuar në marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në e ku ndodheshin në pika të trasha pjesë të programit qeveritar.

Kurti premtoi se buxheti i Kosovës në fund të mandatit do të ishte VETËM 3 miliardë euro në ekspozenë para se të votohej si kryeministër.

Në vitin 2019, buxheti i Kosovës arriti të prekte shifrën e 2 miliardë e 300 milionë eurove pavarësisht shpenzimeve të pajustifikuara, shpenzimeve të luksit, skemave sociale në rritje e sipër, dhe sidomos projekteve kapitale si autostradat miliardëshe dhe projekteve tjera infrastukturore, shkruan Periskopi.

Kjo nënkupton se Qeveria Haradinaj II e kishte rritur buxhetin për 13,05 për qind pasi që buxheti i Kosovës në vitin 2017 nën Qeverinë Mustafa kishte qenë 2 miliardë.

Kjo rritje është arritur vetëm për dy vite, dhe duke përcjellë ritmin që kishte marrë, nëse Qeveria Haradinaj II do të zgjaste katër vjet, do të rriste buxhetin prej 26,10 për qind.

Ndërkohë, qeveria Kurti me rritjen e saj prej 3 miliardëve në vitin e fundit të mandatit ka premtuar praktikisht që buxheti do të rritej vetëm për 23,33 për qind: nga 2,3 më 2019 në 3 më 2024.

Kjo nënkupton se edhe vetë premtimi i z.Kurti për rritjen e buxhetit është më i vogël se rritja që kishte bërë Qeveria Haradinaj II.

Por, të kthehemi prapa në kohë. Qeveria Mustafa kishte premtuar se do të arrinte ta çonte buxhetin e Kosovës në 2 miliardë euro, dhe kjo ishte realizuar.

Në vitin 2014, buxheti i Kosovës ishte 1 miliard e 590 milionë euro. Rritja në 2 miliardë e bën Qeverinë Mustafa edhe më të suksesshme se Qeverinë Haradinaj. Rritja buxhetore kishte qenë 20,5 për qind për dy vjet e gjysmë mandat.

Çka bënë ndërkohë qeveritë Thaçi I dhe Thaçi II?

Qeveria Thaçi I që nisi punën në janarin e vitit 2008 e gjeti vendin me një buxhet prej vetëm 815 milionë eurove. Nga 815 milionë, buxheti ishte bërë 1 miliardë e 590 milionë në vitin 2014 e që ishte i fundit për Qeverinë Thaçi.

Kjo nënkupton se gjatë dy qeverisjeve Thaçi, rritja e buxhetit të Kosovës kishte shkuar në 48,7 për qind. Por megjithatë, këto dy qeverisje kishin zgjatur plot gjashtë vjet. Për ta lidhur me krahasimet e mëparshme, del se Qeveria Thaçi është rritur mesatarisht me 16,23 për qind për çdo dy vjet. Për ta krahasuar me premtimin e Qeverisë Kurti, del se edhe qeveritë Thaçi kanë pasur rritje më të madhe me 32.47 për qind në krahasim me Qeverinë Kurti që premtoi rritje të buxhetit për 23,33 për qind.

Nuk dihet pse Kurti e Mustafa premtuan vetëm 3 miliardë euro buxhet në fund të mandatit qeverisës përkundër mos-përmendjes së projekteve kapitale, premtimit për kursime e për luftë kundër korrupsionit.

Marrë parasysh të gjitha masat e promovuara, është pritur që rritja e buxhetit të ishte dukshëm më e madhe./Periskopi

Të ngjashme
Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Qytetari i rrëfen Ismailit gjendjen në Onkologji: Gjendja është për tokë, barnat e kancerit po i blejmë vetë

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Gjermania dhe Franca me “non-paper” për Ballkanin Perëndimor para samitit në Mal të Zi

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Bedri Hamza në Dragash: Kosovës i duhet ndryshimi më 7 qershor

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

Rrahman Rama: Kur Prizreni kërkon ndryshim, e gjithë Kosova i thotë STOP krizës e keqqeverisjes

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

SHBA pa emër ambasadori vetëm për Kosovën, deklarohet Hovenier

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Dy milionë euro për linjat ajrore: Këto janë kompanitë ajrore që do të përfitojnë

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Kaos me biletat e Botërorit 2026: Çmime në rënie dhe dyshime për manipulim nga FIFA

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Daut Haradinaj i kundërpërgjigjet MPB-së: Nuk mund të mbulohet e vërteta “me shoshë”

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Rrahje në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

16-shi i LDK, Visar Azemi:  Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit

16-shi i LDK, Visar Azemi: Projekti i gazit amerikan do të jetësohet në Ferizaj, afër Bondsteelit

Xhavit Haliti: Boll më me krizë, koha për fitoren e PDK-së

Xhavit Haliti: Boll më me krizë, koha për fitoren e PDK-së

ALDE mbështet Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punën

ALDE mbështet Hamzën: Pas bllokadave, Kosovës i duhet një qeveri që kryen punën

Trafiku Urban njofton: Zgjerohet linja 15

Trafiku Urban njofton: Zgjerohet linja 15