Shkalla e dytë / Peci e mund “Patronin”

Shkalla e dytë / Peci e mund “Patronin”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale e ka hedhur poshtë vendimin e Shkallës së Parë, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit për mbylljen e pompës së derivateve “Patroni”, duke vendosur kështu në favor të Ministrisë. Peci ka thënë se në atë lokacion do […]

Peci ka thënë se në atë lokacion do të ndërtohet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencive vartëse në mënyrë që të plotësohen kushtet për akreditimin në IPARD.

“Mbetem i përkushtuar dhe i vendosur në angazhimin tim si Ministër deri në rikthim të pronës në Ulpianë dhe pastrimin e gjendjes në Stankaj të Pejës! Pa pardon karshi abuzimit me pronën shtetërore!”, ka shkruar Peci.

Ndryshe, Shkalla e Parë e Gjykatës Komerciale kishte marrë vendim që të shtyjë ekzekutimin e vendimit të Ministrit Faton Peci, për mbylljen e pompës së derivateve, ”Patroni”.

Ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pati reaguar në rrjetin e tij social “Facebook”, pasi Gjykata Komerciale i’a ndaloi shpronësimin e pompës së derivateve “Patroni” që operon përballë objektit të AKI-së.

Ai këtë vendim e kishte quajtur si “uzurpim“ dhe “zhvatje” me pronat publike.

Peci kisthe thënë se si fakt se institucionet e sigurisë kombëtare kanë vlerësuar se biznesi që operon përballë objektit të AKI-së nuk guxon të ushtrojë veprimtari në atë lokacion.

Ndërsa MBPZHR ka përcaktuar atë lokacion për ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë për t’i ikur qirasë mbi gjysmë milioni për çdo vit.

Tutje ai ka thënë se ky vendim është absurditeti i radhës.

Reagimi i plotë për vendimi ne shkallës së parë:

“LAVDI MARRISË SË NJË PJESE TË ‘SISTEMIT TË DREJTËSISË’

Uzurpimi dhe zhvatja me pronat publike po vazhdojnë të mbrohen nga Segmente të caktuara brenda “Sistemit të drejtësisë”.

MBPZHR po privohet nga e drejta për të ndërtuar objektin e saj, në pronën e saj.

Institucionet e sigurisë kombëtare kanë vlerësuar se biznesi që operon përballë objektit të AKI-së nuk guxon të ushtrojë veprimtari në atë lokacion dhe se kjo përbën cënim të sigurisë kombëtare.

MBPZHR ka përcaktuar atë lokacion për ndërtimin e objektit të Ministrisë së Bujqësisë për t’i ikur qirasë mbi gjysmë milioni për çdo vit.

Vendimi i Gjykatës Komerciale për masë të sigurisë është vendimi më absurd që kam parë ndonjëherë në jetën time:

“Shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe palës kundërshtare nuk i shkakton ndonjë dëm pasi që paditësi do të vazhdojë të paguajë kompensimin e të paditurit në emër të shfrytëzimit të pronës së paluajtshme sipas obligimeve kontraktuale deri në marrjen e një vendimi perfundimtar në gjykatë lidhur me cështjen kryesore sipas kërkesë padisë” thuhet ne arsyetimin e gykatës.

Gjykata në fjalë nuk po e llogaritë interesin publik:

Cënimin e sigurisë kombëtare
Kursimin e mbi gjysmë milioni euro qira si dhe
Privimin nga mundësia që përmes ndërtimit të objektit të Ministrisë të plotësojë edhe një kriter që Kosovës t’i sjellë deri në 160 milionë euro fonde të IPARD.
Absurditeti i rradhës qëndron edhe në faktin se Gjykata thirret në një kontratë, me qera mujore 500 euro për disa biznese, pompë benzine e restaurant me një sipërfaqe prej 25 ari midis Prishtinës e cila ka skaduar me 31.12.2023 dhe nuk ekziston më.

Unë e di që disa janë në hall, sikurse janë disa në Stankaj të Pejës ashtu edhe në Ulpianë të Prishtinës por unë mbroj hallin e qytetarit dhe interesin publik dhe nuk ndjej për hallet e kësaj kategorie.

Nuk na ndalë asgjë!

Do të ndërrmarim dhe luajmë cdo gur deri në lirimin e pronave të uzurpuara ose të kontraktuara përmës marrëveshjeve korruptive!”

Të ngjashme
Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Bastiset vila e Samir Manes, prokuroria e heton për lidhje me trafikantë droge

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Arsenali nuk heq dorë nga Barcola, PSG i mbyll derën largimit

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Irani ende pa vendim përfundimtar për marrëveshjen me ShBA-në

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Dyshohet se ra nga lartësia gjatë punës në Ulqin, humb jetën 17-vjeçari nga Malisheva

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Një 25-vjeçar gjendet pa shenja jete në një banesë në Tiranë

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO-s

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, ka një frymë fashiste që duhet ndalur

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Votat e diasporës – Aprovohen rreth 76 mijë pako, refuzohen mbi 2800

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj katër zyrtarëve të Aeroportit “Adem Jashari”

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

E rëndë: 17-vjeçari nga Malisheva humb jetën duke punuar në Ulqin

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Sirena turke për Zhegrovën, ylli kosovar mund të largohet nga Juventusi

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë