Shkarkimi i shefit të AKI-së e zë gafil AAK-në: Daut Haradinaj e pranon që s’e di çka po ndodh

Shkarkimi i shefit të AKI-së e zë gafil AAK-në: Daut Haradinaj e pranon që s’e di çka po ndodh

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka njoftuar se sot ka kërkuar nga shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi që të liroj detyrën e tij. Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk janë dhënë detaje shtesë për këtë çështje. E për këtë gjë duket se është zënë në befasi AAK-ja, partneri i koalicionit qeveritar me LDK-në dhe […]

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit nuk janë dhënë detaje shtesë për këtë çështje.

E për këtë gjë duket se është zënë në befasi AAK-ja, partneri i koalicionit qeveritar me LDK-në dhe Nisman.

Daut Haradinaj, shef i Grupit Parlamentar të kësaj partie, ka thënë që nuk ka asnjë informacion për rastin – duke lënë të nënkuptohej se Hoti nuk është konsultuar me këtë parti.

“S’kom ende ndonjë info”, ka thënë Haradinaj në përgjigjen e shkurtër..

Kujtojmë se së fundi Kreshnik Gashi, ishte ftuar nga Komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së të raportojë në lidhje me raportimet se inspektorë të AKI-së kanë tentuar të marrin disa dokumente konfidenciale nga kasaforta e Presidencës së Kosovës, vetëm një ditë pas arrestimit të Presidentit Thaçi.

Profili i Kreshnik Gashi

Më 25 nëntor të vitit 2019, Kreshnik Gashi ishte emëruar në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë përmes një bashkëpunimi ndërmjet atëherë kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, kur Albin Kurti po priste të bëhej kryeministër, pasi partia e tij kishte dalur e para në zgjedhjet e 6 tetorit.

Emërimi i Gashit në krye të inteligjencës së shtetit kishte ardhur pak ditë pasi Ramush Haradinaj kishte pranuar dorëheqjen e Shpend Maxhunit nga pozita e njëjtë. Haradinaj kishte pohuar se Maxhuni ka dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore.

Haradinaj ishte kritikuar për këtë vendim, i cili ishte marrë pak pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe ishte një nga vendimet e tij të fundit të tij si kryeministër.

Të ngjashme
Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

Donald Trump zbulon avionin e ri presidencial

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

WP: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

Pas Zvicrës, edhe Kroacia do të shtojë numrin e trupave ushtarake në Kosovë

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

“Jam lojtar, më lini”, momenti i sikletshëm në kampin e Spanjës, rojet e sigurisë nuk e njohin yllin e kombëtares

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

SHBA kalon në epërsi ndaj Australisë

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Dërgesat e naftës përmes Ngushticës së Hormuzit rriten dukshëm pas marrëveshjes SHBA-Iran

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Një stuhi e fortë godet Cyrihun, raportohet për dëme të konsiderueshme materiale

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

Nxirren nga deti dy predha të Luftës së Dytë Botërore në Porto Palermo të Himarës, foto

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

I kërkuar me urdhër gjykate, arrestohet 57-vjeçari i dënuar me pesë vite burg për sulm seksual

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Tërmet 3.6 ballë në Shqipëri

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Haxhiu paraqet ankesë në PZAP, kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK’së: Procesi ka deformime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Qeveria në detyrë mban mbledhje, merren disa vendime

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje

Nesër mbahet testi i maturës, do i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës – Ministria jep detaje