Shkëlzen Maliqi për Periskopin: Qeveria ta bëj gati një koncept për Asociacionin

Shkëlzen Maliqi për Periskopin: Qeveria ta bëj gati një koncept për Asociacionin

Publicisti dhe opinionisti i njohur, Shkëlzen Maliqi, thotë se Qeveria po gabon që po nuk po e përgatit një koncept për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në këtë intervistë me Periskopin, z.Maliqi thotë se të njëjtin gabim, e kanë përsëritur edhe qeveritë e kaluara, por sipas tij, kjo gjendje nuk mund të zgjasë pafundësisht.

“Mendoj që edhe kjo qeveri gabon si ato tjerat që me  kohë nuk e ka përgatitur një koncept për këtë Asociacion i cili do të jetë në përputhje me rekomandimet edhe vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese…”, thotë z.Maliqi.

Në intervistë me Periskopin – që të plotë – mund ta lexoni më poshtë, z.Maliqi komenton të gjitha zhvillimet e hovshme politike të ditëve të fundit në vendin tonë.

INTERVISTA PLOTË:

Periskopi: Si e komentoni vendimin e Kurtit, që të shtyhet zbatimi i reciprocitetit për targa dhe dokumente deri më 1 shtator? -Kjo kërkesë, në fakt, ishte e Ambasadës amerikane (faktorit ndërkombëtar) në vendin tonë. Ky po shihet si një ndryshim i madh i z.Kurti, marrë parasysh deklarimet e tij të mëhershme rreth asaj që quhet ‘trysnia ndërkombëtare’. Si e shihni ju këtë?

Shkelzen Maliqi: Unë mendoj që diçka ka ndryshuar në raportet kryeministrit Kurti me SHBA, edhe pse në ditën e parë aty ku ishin masat e reciprocitet u duk sikur nuk është koordinuar por më vonë Ambasada Amerikane ka pohuar se këto janë masat që duhet të merren, vetëm se ato kanë kërkuar të shtyhen për një muaj ditë për shkak se duhet të punohet edhe pak në bindjen  palës tjetër, sepse në esencë jo vetëm SHBA por edhe ambasadat e tjera edhe BE, e kupton që janë masa që të natyrës që thjesht kërkojnë integrimin e plotë të komunitet serbë, sidomos në veri të Kosovës. Ata deri tash nuk kanë paguar as rrymë është arritur marrëveshja për mënyrën se si do ta paguajnë që të integrohen në sistemin tonë, dhe po ashtu të regjistrojnë edhe kerret këtu e jo me targat e që faktikisht nuk ekzistojnë nuk janë kushtetuese.

Serbia duhet të heq dorë edhe nga masat që ajo ka ndaj qytetarëve të Kosovës kur kalojnë në Serbi sepse nuk lejohet  që me letërnjoftime të Kosovës të shkohet atje, thjesht kjo është një periudhë që Albin Kurti – jo me presion – por  me arsyeshëm që kësaj here të jetë trim në thonjëza ashtu i dëgjueshëm ndaj kërkesave të amerikane dhe BE që ti jepet kohë edhe një muaj. Kjo është diçka që është dashur moti të realizohet si marrëveshje, tash ka mospajtime në mes listës SRPSKA dhe serbe dhe ndërkombëtarëve në interpretimeve të marrëveshjeve edhe  këtu po shihet qartë sidomos amerikanët nuk duan të jenë tolerant ashtu ndaj Serbisë në kontekstin e zhvillimeve gjeostrategjike të luftës së Ukrainës, ku Serbia si duket i ka tejkaluar të gjitha limitet e arsyeshme karshi Kosovës.

Periskopi: Çka mbas 30 dite kur do të filloj të zbatohet reciprociteti, sipas jush a mund  të ketë tensione sërish?

Shkelzen Maliqi: Po mendoj që tensionet kanë qenë gjithmonë të parashikueshme sepse këtu kanë qenë gjithmonë të dirgjume nga Beogradi jo vetëm kësaj here. Edhe qeveria jonë duket se e ka përkrahjen edhe të opozitës, Kosova është në këtë rast në front kjo është tregu edhe në rastin e deklaratës së Listës Serbe se ata duan ta rrëzojnë qeverinë dhe  ti bashkohen opozitës, ku përgjigjja ka qenë nga partitë opozitare se nuk janë ata më një vijë në këtë aspekt, nuk do të bashkohen me Listën Serbe për me rrëzu qeverinë, së paku jo në këtë çështje jo në këtë kontekst. Serbia mundet me provu edhe njëherë, por si çdoherë ajo tërhiqet edhe është mirë që të shihet se bllokuesi i procesit i dialogut i gjetjes së  zgjidhjes nuk është vetëm  qeveria jonë as qëndrimi i opozitës në Kosovë por është  Beograd i cili ende konsideron nëse jo Kosovën si tërësi, por atë pjesën ku jeton shumica serbe, po i instrumentalizon nëpër rrugë ose i përdorë ato mjete, që si gjithmonë ky skenar përsëritet me kushtëzu që mos të ndodhin ndryshimet që serbët e Kosovës sidomos ata veriore të mos integrohen në Kosovë edhe pse këtu votojnë por konsultohen në vazhdimësi me qeverinë e Serbisë. Por mendoj që kjo nuk mund të vazhdoj më pa kufi.

Periskopi: Presidentja Osmani në një intervistë të fundit për BBC-në, i ka dërguar një mesazh presidentit rus Vladimir Putin se ‘do të dështojë në përpjekjen për destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor’. Si i vlerësoni këto mesazhe?

Shkelzen Maliqi: Ky është më shumë të them ashtu propagandistik që më shumë i drejtohet opinionit tonë . Nuk e shoh si ndonjë qëndrim, qëndrimin e ka i gjithë spektri politik i Kosovës kundër aspiratave të Rusisë edhe luftës së Ukrainës që është agresive, kështu që kjo është vetëm një rreshtim i presidentes për qëllime populiste.

Periskopi: Opozita në krejt këtë situatë, në sytë e z.Maliqi?

Shkelzen Maliqi: Opozita është në pozitë relativisht të volitshme sidomos në këtë situatë të krizës, ajo deri tash ka pasur të drejtë kur kritikonte qeverinë dhe Kurtin personalisht sepse aksionet e tija nuk i koordinonte si duhet me kohë me faktorët ndërkombëtare sidomos me SHBA. Domethënë edhe për disa aksione më të hershme  të qeverisë janë parë të pakordinume me ndërkombëtarët edhe të them ashtu si shkaktare e krizës edhe mendoj që nuk ka pasur nevojë për këtë.

Periskopi: Ku është dialogu Kosovë-Serbi?

Shkelzen Maliqi: Ideja është që me serbët disa vite është aktuale që duhet të ketë një marrëveshje përfshirëse Kosovë-Serbi,  kur them përfshirëse e kam fjalën për obligative, në këtë drejtim edhe qeveria jonë edhe opozita duhet të kenë besim tek partnerët ndërkombëtare se kjo mund të arrihet vetëm çështja është se çfarë plane Kosovës duhet të ofrojë është një çështje që na bëjnë presion edhe BE edhe Amerika, që të krijohet asociacioni i komunave serbe.

Maliqi: Mendoj se kjo qeveri, po gabon që s’po e përgatit një koncept për Asociacionin

Mendoj që edhe kjo qeveri gabon si ato tjerat që me  kohë nuk e ka përgatitur një koncept për këtë Asociacion i cili do të jetë në përputhje me rekomandimet edhe vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese, i cili e ka parë shumë mangësi në atë marrëveshjen fillestare për krijimin a asociacionit që lejohen interpretime të ndryshme ose ai instrument ose ky asociacion të shpërbëj krijimin e një lloj shtetit brenda shtetit nuk duhet të ketë këso kompetenca ekzekutive që të filloj si republika Srpska në Bosnjë e  kështu me radhë edhe me këtë shumica e shteteve aleate pajtohen, ku duhet me pasë ekipet tona që përgatisin taksativisht, domethënë, ajo mundet me qenë – një lloj ashtu instrument i avancuar i zërit të serbëve të Kosovës që i mbrojnë interesat e veta. Mund të merret edhe modeli që ka edhe Serbia për pakicat që edhe atje jetojnë po thjeshtë  me pasë qëndrime pro aktive jo vetëm me thanë që se pranojmë Asociacionin. Asociacioni si i tillë është në obligimet ndërkombëtare vetëm duhet të punohet seriozisht që ai asociacion të mos jetë – të them ashtu autonomi i nivelit tretë  të pushtetit sepse me arsye dyshoj që serbët do të përdorin edhe më tej si tash që e përdorin Listën Serbe me i bë obstruksione zhvillimit të Kosovës, mendoj që serbët e Kosovës duhet të integrohen./Intervista: Besarta Hoti/Periskopi/

 

Shpërndaje në: