Show i shpejtë, impakt i madh – Zhegrova lë gjurmë dhe tifozët kërkojnë më shumë minuta për diamantin e Kosovës

Show i shpejtë, impakt i madh – Zhegrova lë gjurmë dhe tifozët kërkojnë më shumë minuta për diamantin e Kosovës

Në rrjetet sociale po bëhet nami – të gjithë kërkojnë që Edon Zhegrova të luaj më shumë minuta me fanellën e Juventusit. Vetëm 13 minuta lojë – dhe ja çfarë dha: 24 prekje topi, 16 pasime të sakta dhe dy driblime të suksesshme, duke treguar qartë se çfarë diamanti i Kosovës është. Luciano Spalletti e […]

Vetëm 13 minuta lojë – dhe ja çfarë dha: 24 prekje topi, 16 pasime të sakta dhe dy driblime të suksesshme, duke treguar qartë se çfarë diamanti i Kosovës është.

Luciano Spalletti e futi në lojë vetëm pas minutës së 84-të, duke i mohuar tifozëve mundësinë ta shohin atë më gjatë në fushë, edhe pse të gjithë e shohin potencialin e jashtëzakonshëm të sulmuesit krahu.

Trajneri italian vazhdimisht thotë në konferenca se Zhegrova “nuk është gati për më shumë minuta”, duke argumentuar me dëmtimin dhe një pushim prej 9 muajsh, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Por fjalët e tij demantohen automatikisht sa herë që Edoni shkel në fushë – çdo prekje, çdo driblim, çdo pasim tregon talent dhe vendosmëri që Juventusit i mungon në sulm.

Pyetja që lind është e thjeshtë: nëse nuk mund të luajë gjithë ndeshjen, pse nuk i jep të paktën 30 minuta? Francico Conceicao, që shpesh futet më parë se Zhegrova, ka ndikim minimal në lojën e Juventusit, ndërsa Edoni në vetëm pak minuta krijon raste të rrezikshme, ndërton aksione dhe e bën skuadrën më të gjallë.

Zhegrova is pure joy to watch. 😍

pic.twitter.com/ekdY795l91

— Kosovo Football 🇽🇰 (@FootballKosovo) December 2, 2025

Një aksion solo ku kaloi dy lojtarë dhe krijoi një rast të madh është shembulli më i mirë i asaj që mund të japë, nëse do të kishte më shumë hapësirë.

Tifozët nuk po heshtin – Zhegrova duhet më shumë minuta! Ai nuk është vetëm talent, por energji dhe kreativitet – pasi i jep shpresë reale sulmin të bardhezinjve.

Spalletti duhet të kuptojë se ka një diamant në fushë që nuk mund të mbahet në rezervë dhe tani edhe tifozët i ka në krahun e tij. /Periskopi/

Të ngjashme
FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

FIFA jep shpjegim për karriget e zbrazëta në stadiume të Botërorit

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

SHBA e nis Botërorin me goleadë, fiton 4-1 ndaj Paraguait

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Kanada dominon Bosnjën, por merr veç barazim

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Bosnja shënon golin e parë ndaj Kanadasë

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Formacionet zyrtare: Kanada – Bosnja

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Futbollistit ganez i ndalohet hyrja në Kanada, do të humbas ndeshjen e Kupës së Botës

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Courtois e paralajmëron pensionimin nga kombëtarja pas Botërorit

Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA

Me akreditim të FIFA-s, por pa vizë: Presidenti i futbollit palestinez nuk lejohet të hyjë në SHBA

Gilberto Mora shkruan historinë, lojtari më i ri në ndeshjet hapëse të Kupës së Botës

Gilberto Mora shkruan historinë, lojtari më i ri në ndeshjet hapëse të Kupës së Botës

Chiesa drejt largimit nga Liverpooli

Chiesa drejt largimit nga Liverpooli

Ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës në 1970, vdes në moshën 86-vjeçare Brito

Ndihmoi Brazilin të fitonte Kupën e Botës në 1970, vdes në moshën 86-vjeçare Brito