Shpend Ahmetin ndoshta s’e thirri askush në emision: Kërkon të anulohen debatet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se sonte në televizionet tona nuk do të duhej të kishte debate të analistëve, për shkak se në Kosovë është ditë zie për nderë të viktimave nga aksidenti në Kroaci. Ahmeti ka thënë se familjarët dhe qytetarët nuk kanë nevojë që qytetarët të dëgjojnë debate që kanë të […]
Ahmeti ka thënë se familjarët dhe qytetarët nuk kanë nevojë që qytetarët të dëgjojnë debate që kanë të bëjnë me aksidentin e rëndë, ku humbën jetën 10 kosovarë.
Nuk dihet nëse Ahmeti ka refuzuar ndonjë ftesë që të jetë i pranishëm në debatet televizive.
“Ndoshta e kam gabim, por në ditë zie do të duhej të mos mbaheshin debatet e analistëve, posaçërisht për tempn e aksidentit. Familjarët e as qytetarët nuk kanë nevojë që sonte të dëgjojnë debate të tilla.”, ka shkruar ai.












